Zyrtarja greke: Kandidatët që mbështesin “Prespën” më të fuqishëm se kandidatja nacionaliste i ri – Shenja

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 15:27

Zyrtarja greke: Kandidatët që mbështesin “Prespën” më të fuqishëm se kandidatja nacionaliste i ri – Shenja

“Dy kandidatët të cilët e mbështesin Marrëveshjen e Prespës kanë 11% më shumë vota sesa kandidatura e bllokut nacionalist”. Kështu u shpreh ministrja alternative e Punë të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopulu, në një intervistë për radion “Praktorio FM”, lidhur me rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Anagnostopulu nuk beson që do të zgjidhet Siljanovska për presidente të ardhshme të shtetit, por ajo shton se edhe nëse do të zgjidhej, në nivel ndërkombëtarë nuk do të bëjë asgjë lidhur me Marrëveshjen e Prespës.

“Mendoj se edhe VMRO-ja e ka kuptuar se as nuk mund të bëjë gjë dhe as nuk dëshiron, sepse do të ketë reagime nga ana e popullit, sepse qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut duan perspektivë evropiane për vendin e tyre, duan moskufizime, sepse kufizimet, pra mospasja kontakt me Greqinë edhe vetë atyre ju ka kushtuar shumë”, është shprehur Anagnostopulu.

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 15:27