Gashi në Stokholm vazhdon takimet e nivelit të lartë

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 22:45

Gashi në Stokholm vazhdon takimet e nivelit të lartë

Në vazhdën e takimeve në Stokholm, Suedi, kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi po ashtu ka zhvilluar takime edhe me dy figura të rëndësishme për zhvillimet politike dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Takova nënkryetaren e Riksdagut, Parlamentit të Suedisë, zonjën Sestin Lundgren, me të cilën diskutuam për prespektivën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe për mbështetjen e fuqishme të Suedisë për avancimin e Maqedonisë së Veriut në këtë proces. Po ashtu, pata kënaqësinë të takohem me Majk Vinerstig, udhëheqës I sektorit për politika të sigurisë në Agjencinë për Kërkime Mbrojtëse të Suedisë, me të cilin diskutuam për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, rëndësinë e anëtarësimit të vendeve tona në NATO, si dhe për sfidat e përbashkëta që i ndajmë në nivel global. Këto takime ishin një hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dhe përforcimin e partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë“, ka shkruar Gashi në Facebook.

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 22:45