VLEN: Çdo denarë për qytetarët, sipërmarrësit dhe të ardhmen e përbashkët!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 14:18

VLEN: Çdo denarë për qytetarët, sipërmarrësit dhe të ardhmen e përbashkët!

Në këtë kohë sfidash dhe krizash të reja, Koalicioni VLEN nuk ndalet! Sot, Ministria e Ekonomisë dhe Punës e drejtuar nga ministri Besar Durmishi, në përputhje me Thirrjen publike ndau mjete konkrete që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë – për konsumatorët, zejtarët dhe sipërmarrësit që janë themeli i ekonomisë sonë, shprehen nga koalicini VLEN.


Sepse për ne, secili qytetar është prioritet, dhe çdo denarë i ndarë shkon për të ndihmuar ata që punojnë dhe krijojnë!
Janë ndarë rreth dy milion denarë në të gjithë Shoqatat e Organizatave të Konsumatorëve në vend. Ndërsa pas realizimit të programit, do të ndahen subvencione për 26 projekte me vlerë të përgjithshme prej 6.132.240 denarë.
Në kuadër të Programit për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka realizuar masën për kompensimin e një pjesë të shpenzimeve për akreditimin e laboratorëve, parashikohet zgjerimi i fushëveprimit të akreditimit të laboratorëve ekzistues për testimin ose prokurimin e pajisjeve për laboratorët për lëshim në treg të produkteve me cilësi të sigurt.

Në kuadër kësaj mase, parashikohet bashkëfinancimi i shpenzimeve prej 50% të shumës jo më shumë se 400.000 denarë për secilin aplikant. Vlera e përgjithshme e vlerësuar është 3.000.000 denarë. Përdorues të kësaj skeme janë 11 laboratorë.
Te masa e kompensimit të një pjese të shpenzimeve për mirëmbajtjen dhe zbatimin e praktikave të pranueshme sociale të subjekteve afariste, vlera e përgjithshme e mjeteve është 2.000.000 denarë, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Punës bashkëfinancoi 8 kompani. Duke marrë parasysh nevojat e kompanive, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të zbatojë masa dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e konkurrentësisë.


VLEN angazhohet për lehtësimin e jetës së qytetarëve. VLEN është afër afaristeve dhe qytetarëve. VLEN është zotuar për të dërguar në vend premtimet e saj.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 14:18