Data 11, Osmani: Nuk është kjo kauzë e BDI-së, është nismë mbipartiake
Nuk do të lejojmë që një shtet që negocion për BE, të ketë Gjykatë Kushtetuese që ekzekuton programe partiake, thotë nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në lidhje me vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me Ligjin për gjuhët, përcjell TV21. Osmani thotë se për nismën “Roja e gjuhës”, po marrin mbështetje edhe nga qytetarit maqedonas.
“Nuk është kjo kauzë e BDI-së, është kauzë e çdo njeriu të vullnetit të mirë, shqiptar e maqedonas. Marrim thirrje nga një numër i madh i qytetarëve maqedonas që thonë çfarë është kjo çmenduri, kush janë këta njerëz që mendojnë që në vitin 2024. do të vijnë, do të demontojnë Marrëveshjen Paqësore të vitit 2001, prandaj Roja e gjuhës është diçka mbi BDI-në, mbi Frontin Europian”, tha mes tjerash Osmani.