BDI fton qytetarët të mblidhen nesër para Gjykatës Kushtetuese
Bashkimi Demokratik për Integrim u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nesër në ora 09:00 para dite para gjykatës kushtetuese, me këtë të fundit që do të mbajë seancë për ligjin e gjuhëve.
Të nderuar qytetarë,
Nesër, më 11 dhjetor, në ora 09:00 para dite, ju ftojmë të bashkoheni me ne përpara Gjykatës Kushtetuese.
Ky është një moment vendimtar për të ardhmen e shtetit tonë multietnik dhe demokratik.
Të bashkuar dhe të qetë, le të dërgojmë një mesazh për rëndësinë e respektimit të barazisë, drejtësisë dhe vlerave demokratike.
E ardhmja është në duart tona!