BDI kërkoi zgjedhje të parakohshme, përgjigjet Mickovsi: Fije kashte për shpëtim
“Zgjedhjet lokale do të jenë një provë e vërtetë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me kërkesat e vazhdueshme të BDI-së. .
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pikërisht për këtë temë, Mickoski theksoi se e kupton frikën e disa ish-zyrtarëve të BDI-së, të cilët zgjedhjet e parakohshme i shohin si fije kashte për shpëtim.
Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare dhe formimit të Qeverisë VMRO-DPMNE dhe VLEN, integristët e BDI-së filluan me kërkesa për të reja, pasi akuzuan se, siç thonë ata, pushteti i Mickoskit nuk ka legjitimitet etnik, mesazhe këto janë bërë veçanërisht të shpeshta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për balancuesin, e më pas për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve pasi gjyqtarët kushtetues kanë paralajmëruar seancë përgatitore në mars për të diskutuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve me ekspertë juridikë.
Bllokimi i procesit të integrimit evropian dhe sulmi ndaj Marrëveshjes Paqësore të Ohrit që ka shkaktuar tensione të reja në marrëdhëniet ndëretnike, kanë krijuar një situatë të paparashikueshme dhe të rrezikshme për stabilitetin e brendshëm.
Në këto rrethana, Maqedonia e Veriut ka rënë në qendër të vëmendjes së organizatave ndërkombëtare, duke u shndërruar në një nga prioritetet kryesor të Komunitetit Evropian për Menaxhimin e Krizave.
Kjo situatë dëshmon qartazi dështimin e kësaj qeverie për të adresuar sfidat kyçe me të cilat përballet vendi dhe nevojën urgjente për një ndryshim të kursit politik.
BDI konsideron se e vetmja rrugëdalje për të shpëtuar të ardhmen europiane të vendit është që kjo qeveri t’i hapë rrugë rikthimit të mandatit te qytetarët përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Qytetarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme, të aftë dhe të përkushtuar për t’i shërbyer interesave të tyre dhe për të çuar vendin përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian.
BDI mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Ftojmë të gjitha forcat progresive dhe qytetarët e vendit të bashkohen në këtë përpjekje për të kthyer shpresën dhe perspektivën në vendin tonë, kërkuan nga BDI.