VLEN: Kanë vjedhur edhe në bibliotekë e teatër
Si përfaqësues të denjë të shqiptarëve koalicioni VLEN është i përkushtuar maksimalisht drejtë realizimit të zotimeve tona që me gjithë qenien tonë gjithkund e çdoherë do të punojmë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin e instaluar nga pushteti kaluar. Ndaj, sot me ju qytetarë të nderuar po ndajmë edhe shqetësimin tonë që edhe kësaj radhe nuk u befasuam por u zhgënjyem kur zbuluam që pushteti kaluar dëshmuan se janë hajna të paskrupull që kanë vjedhur edhe në bibliotekë e teatër, tha Lule Qazimi Ameti nga Koalicioni VLEN.
Sipas saj, këtë gjë e bëjnë vetëm ata që nuk ia dinë vlerën as librit e aq më pak teatrit. Se jeni të pa lexueshëm e udhëheqësit e shtëpive kulturore i keni mbajtur drejtor për tu kënduar këngë e valle ka qenë e ditur e kemi parë. Por, se në këto fusha keni vjedhur kjo është e pritshme por e pahijshme.
Fjalimi:
Prokuroria Për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi dhe propozim akuzë kundër një personi juridik dhe tre personave fizik në lidhje me ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit i kanë manipuluar dokumentet dhe rregullat e procedurës për ndarjen e marrëveshjes për furnizime publike dhe e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me çka, kanë përfituar rreth 13.5 milionë euro.
Kjo dëshmon dhe vulos se pushteti i kaluar kanë qenë hajdutë të pangopur kanë vjedhur pa masë, prandaj edhe dënimi që ia dhatë ju në zgjedhjet e fundit po merr kuptim dhe ka edhe më shumë peshë. Ju vetëm do të vazhdoni e të dëgjoni ne ju porosisim që nuk duhet aspak të befasoheni nga këto që do t’i dëgjoni në vazhdim. Sepse, ne me vetëdije të plotë e profesionalizëm maksimal po hetojmë secilin krim dhe korrupsion të pushtetit të kaluar.
Ky rast i freskët i korrupsionit na jep përgjigjen më të kompletuar mbi pyetjet tona e të gjithë qytetarëve se pse projektet kapitale që i fillonte BDI nuk kishin fund. E natyrshme është të parashtrojmë pyetje akoma edhe pse tashmë përgjigjen e kemi të gatshme, por përse spitali i Kërçovës nuk u ndërtua me vite, 12 kilometrat Shkup – Bllacë zgjatën me dekada akoma nuk janë përfunduar, autostrada Kërçovë – Ohër, shkolla fillore në Çashkë, shkolla e mesme në Kumanovë, ujësjellësi në Likovë, kanalizimi në Zajaz, e qindra projekte të tjera që kishin ngecur pa përfunduar. Sepse, me gjasë në gjitha këto projekte janë tentuar të gjinden rrugë që së pari të vjedhin e pastaj nëse ngel buxhet të punojnë.
Pra, jeni mësuar tashmë që pothuajse çdo natë të dëgjoni lajme të natyrës se buxheti i shtetit është dëmtuar me kaq milionë euro, miliona të tjerë janë keqpërdorur, e kështu me radhë. Këto janë parimet me të cilat ka vepruar pushteti i kaluar.
Fundi i tyre do të jetë edhe më i trishtë. Kultura shqiptare e bibliotekat do të ndërtohen pa u vjedhur, e do të pasurohen me vepra e tituj për të pasuruar mendjet e jetën kulturore të qytetarëve tanë. Hajnat që kanë vjedhur tani janë mes rrugës që e krijojnë vet arratinë apo rrugës së vetme që i ka ngelur brenda vendit që të përfundojnë aty ku e kanë vendin, në qeli.
Hajnat prapa grilave, qytetarët do të jenë triumfues e para hajnave. Hajnat do të ngelin pa dinjitet, qytetarëve do tu kthehet dinjiteti i humbur nga keqqeverisja. VLEN garanton se do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin pa asnjë kompromis, tha Lule Qazimi Ameti nga Koalicioni VLEN.