Flet komandanti shqiptar në Siri: Si e mposhtëm Assad-in
Avdyl Jashari, ose Abu Katad Albani, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, prej 12 vitesh lufton në Siri kundër Bashar Al Assadit.
Komandanti i njësisë shqiptare “Xhemati Alban”, në një intervistë për A2 CNN tregoi se ku ndryshon njësia e tij e përbërë nga shqiptarët nga grupet ekstremiste.
“Fushata ushtarake që çoi në rrëzimin e Bashar al Assadit ishte shumë e shpejtë dhe nuk ka shpjegim tjetër përveç hyjnores. Pas 12 vitesh sakrificash, populli sirian u bekua me këtë fitore të shpejtë dhe të lehtë.
Edhe pse ka zëra që duan ta zbehin këtë fitore, duke ia veshur fitoren shteteve të ndryshme apo planeve ose marrëveshjeve ndërshtetërore, realiteti është se fitorja erdhi me mundësitë dhe kapacitetet e rezistencës siriane”, u shpreh Abu Katad Albani.