Masar Omeragiç, zyrtarisht president i ri i FFM-së
Botuar nga Flaka
22 Dhjetor, 2024 12:45
Masar Omeragiç edhe zyrtarisht do të udhëheq me “Shtëpinë e Futbollit” vendor. Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur këtë të diele në Shkup, Omeragiç si kandidat i vetëm mori mbështetjen e 62 delegatëve të pranishëm.
Omeragiç në këtë post do ta zëvendësoj Muamed Sejdinin, i cili u tërheq me 17 nëntor pas 7 viteve udhëheqje si kryetari i parë shqiptar i këtij institucioni.
Presidenti i ri i FFM-së, pas vetes ka një karrierë, ku si futbollist ka fituar tre tituj kampion në Maqedoni, duke qenë pjesë e gjeneratës së artë të Slloga Jugomagnatit me emrat të njohur si Nexhmedin Memedi, Zekirija Ramadani, Nexhat Shabani, Nebi Mustafi, Argjend Beqiri e vëllezërit Ardian dhe Arben Nuhiu.
Botuar nga Flaka
22 Dhjetor, 2024 12:45