Në LD anëtarësime të reja, ASH-Sela akuzon që keqpërdoren zyrat e shtetit për qëllime partiake
Partisë së Mexhitit i janë bashkëngjitur edhe Albinot Xheladini – Jurist i diplomuar, Dr. Meriton Alija – Stomatolog dhe Bleon Alija – Student i vitit të fundit në mjekësi të përgjithshme. Nga Lëvizja Demokratike shprehen mirëseardhje për anëtarët e rinjë, me porosinë që bashkërisht do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë!
Pritja e tyre në zyrat qeveritare, ngjalli reagimin e ASH-së së Ziadin Selës. Kjo parti llogarit që Institucionet shtetërore dhe zyrat e shtetit po shndërohen në shtabe partiake.
Sipas tyre, funksionarët e VLEN çdo ditë e më tepër po keqpërdorin zyrat e shtetit për aktivitete dhe qëllime të ndryshme partiakem, ku sipas tyre, në zyrat e ministrive mbahen takime me strukturat partiake, promovohen anëtarë dhe mbahen edhe mbledhje të degëve.
“Së fundmi, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, në ditë fundjave ka zhvilluar takim me anëtarë partiak në zyrat e ministrisë së tij dhe prej aty ka publikuar fotorafi për qëllime propagandistike partiake” – thonë nga ASH-ja.
Këto veprime janë forma më e ulët e keqpërdorimit të pushtetit dhe degratimit të vetë shtetit. Zyrat dhe ministritë, sipas ASH-së, duhet të shërbejnë për punë në dobi të qytetarëve dhe jo për qëllime partiake.
“Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe të gjtha organet kimpetente që të sanksionojnë këtë shkelje të rëndë nga zyrtarët qeveritarë të koalicionit Vlen. Pyesim zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë se a i sheh çfarë bëjnë bashkëpartiakët e tij, apo ai është aty për t’i mbrojtur ata dhe keqpërdorimet e tyre” – thuhet në reagimin e ASH-së.