Është realizuar pagesa për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 15:47

Është realizuar pagesa për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë

Sot është realizuar pagesa e subvencioneve për vitin aktual 2024. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave punon me përkushtim që pagesat e mbështetjes financiare të kryhen me kohë dhe rregullisht, sipas kalendarit të parashikuar.

Çdo bujk meriton që subvencionet t’i paguhen në kohë. Është realizuar pagesa për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë, nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024. Janë paguar 294.212.786,00 denarë për 4.533 prodhues të qumështit të lopës, deles dhe dhisë, të regjistruar si kultivues të bagëtisë, deleve dhe dhive, të cilët qumështin e prodhuar e kanë dorëzuar tek blerësit e regjistruar të qumështit të papërpunuar gjatë muajve janar, shkurt, mars, prill, maj dhe qershor 2024.

Gjithashtu, është realizuar pagesa e mjeteve në vlerë prej 83.451.028,00 denarë për 10.727 bujq, për masën 1.4 – pagesa direkte sipas sipërfaqes së tokës bujqësore të punuar për prodhim perimesh dhe lulesh në hapësirë të hapur dhe në serra, nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024.

Kujdesi për bujqit është dëshmuar në praktikë përmes pagesës së të gjitha subvencioneve të prapambetura nga vitet e kaluara, ndërsa me intensitet të pandërprerë po bëjmë pagesat edhe për subvencionet aktuale për vitin 2024. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 15:47