Rritet besimi i qytetarëve te Fondi i Sigurimit të Depozitave
Fondi i Sigurimit të Depozitave ka realizuar sondazh për opinionit publik në periudhën prej 21 nëntor deri më 5 dhjetor të vitit 2024. Ky është sondazhi i dytë për opinionin publik i realizuar nga Fondi i Sigurimit të Depozitave. Sondazhi i parë u realizu në dhjetor 2019.
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se: 83.6% e të anketuarve e dinë se Fondi i Sigurimit të Depozitave garanton depozitat bankare, 2. 72.7% e të anketuarve besojnë se bankat janë një vend i sigurt për të mbajtur kursimet. Në vitin 2024, përqindja e qytetarëve që dinë se depozitat janë të garantuara nga një institucion në vend u rrit në 30.5%, në ndryshim nga viti 2019, kur kjo përqindje ishte vetëm 9%. Kjo tregon se ka progres të dukshëm në vetëdijesimin e qytetarëve për ekzistimin e sistemit të garantimit të d4. Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 35.1% kanë dëgjuar për Fondin e Sigurimit të Depozitave”.”, thonë nga Fondi i Sigurimit të Depozitave, transmeton Flaka.
Numri më i madh i të anketuarve mësuan për Fondin e Sigurimit të Depozitave përmes mediave. Në vitin 2024, 58,1% e të anketuarve e kanë marrë informacionin përmes mediave, që është një rritje nga 47,5% në vitin 2019. Kjo tregon mbulim dhe promovim më të madh mediatik të Fondit në vitet e fundit.
” Mund të vërehet se është rritur ndërgjegjësimi për shumën maksimale që kompenson Fondi për Sigurimin e Depozitave në Maqedoni. Në vitin 2019, vetëm 19,4% e të anketuarve dinin për këtë shumë, ndërsa në vitin 2024, përqindja e ndërgjegjësimit u rrit në 64,8%. Në vitin 2019, vetëm 26.9% e të anketuarve konsiderojnë se ekzistenca e fondit është shumë e rëndësishme për ndërtimin e besimit në sektorin bankar, ndërsa në vitin 2024 kjo përqindje është rritur në 72.3%”, thonë nga Fondi i Sigurimit të Depozitave, transmeton Flaka.