Mickoski: Që sot do të ketë reagim nga ana e institucioneve, nëse tregtarët vazhdojnë me sjellje joetike…

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2024 13:57

Mickoski: Që sot do të ketë reagim nga ana e institucioneve, nëse tregtarët vazhdojnë me sjellje joetike…

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetje gazetareske lidhur me atë nëse do të ketë kontrolle për çmimet e rritura të produkteve nga ana e tregtarëve, deklaroi:

„Ne biseduam me të gjithë supermarketet e mëdha dhe me të gjithë pronarët. Ata ishin në një ngjarje në Qeveri, biseduam, lamë një vullnet të mirë, të mos jetë kjo me një qasje që do të nënkuptonte kufizimin e çmimeve dhe kështu me radhë. Pasi ata thanë se është një masë jopopullore, ne deshëm të dëgjojmë nga ata, që në vullnet të mirë të diskutojmë dhe të arrijmë një zgjidhje të përbashkët, që do të pranohet dhe kjo ndodhi. Ajo që disa prej tyre po përdorin truke, kjo është çështje tjetër. 

Për këtë do të ketë procedura adekuate. Dhe ato procedura, analiza vazhdojnë, dhe ato procedura do të zbatohen këto ditë. Ajo që ata menduan se do na e hedhin në këtë mënyrë dhe po luajnë me durimin e qytetarëve, por edhe të Qeverisë, mendoj se nuk është e mirë. Dhe mendoj se duhet ta rishikojnë sjelljen e tyre. Sepse kjo nuk është sjellje korrekte, sidomos para festave.  

Në këtë mënyrë nuk duhet të realizohen fitime të mëdha, sepse qytetarët presin nga ata mirëkuptim dhe në masë më të vogël  të jetë siç ka qenë. Jo papritmas të rriten çmimet e disa produkteve. Çmimet e disa produkteve janë rritur deri në 20 dhe 25 për qind. Kjo është sjellje joetike dhe do ta quaja sjellje johumane. Dhe që sot do të ketë reagim nga ana e institucioneve, dhe nëse vazhdojnë kështu, ai reagim do të jetë edhe më i fuqishëm në periudhën që vjen. Dhe të dinë se truket e tilla nuk do të kalojnë kurrë më.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2024 13:57