Pendarovski: Asnjëherë, nuk kemi qenë me nëntokën
Stevo Pendarovski, kandidati për president nga LSDM, në takim me qytetarët e Ohrit, theksoi se njerëzit e opozitës që kërkojnë mandat, janë njerëzit e njëjtë, me të njëjtat ide, të cilët mendojnë që ta udhëheqin shtetin njëjtë siç ishte para 7 viteve.
“Asnjëherë nuk kemi qenë në lidhje me nëntokën, me krimin. Për t’i munduar oponentët tanë politike nuk montuam procese politike, nuk kemi porositur me telefon 10 apo 11 vjet burg, nuk kemi përgjuar 25 mijë qytetarë tanë”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president nga LSDM.