Përplasja e ashpër për Çairin – Kush e thotë të vërtetën? | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Gusht, 2025 09:52 Përditësuar

Përplasja e ashpër për Çairin – Kush e thotë të vërtetën? | VIDEO

Përplasja e ashpër për Çairin. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në fjalën e tij para pjesëmarrësve në akademinë politike të partisë, ka kritikuar ashpër VMRO-DPMNE-në dhe udhëheqjen e Shkupit për gjendjen e rëndë urbanistike dhe ndërtimet pa leje në Çair dhe Shkupin e Vjetër, shkruan Flaka Media.

“Përballë kemi VMRO-në, por e vërteta është se ata janë shitur për pesë aspra. Nuk e di çfarë obligimesh kanë, por Çairin dhe Shkupin e Vjetër e kanë shndërruar në Kandahar. Ishin të tmerrshme pamjet që jepte ajo kryetarja e Shkupit – i kam parë vetë”, tha Ahmeti.

Ai kujtoi edhe një episod me Izet Mexhitin, duke treguar se ndërtimet pa leje dhe mbindërtimet janë bërë problem i madh në këtë zonë.

“Në Çair pashë mes gjelbërimit të parkut të hapeshin gropa ndërtimi, pashë mbindërtime nga dy kate shtesë në ndërtesa. Fajtor nuk janë ata që ndërtojnë, por politika që e lejon këtë. Në një zonë sizmike si Shkupi, lejet e ndërtimit janë garanci vetëm për katet e miratuara, jo për ato shtesë”, theksoi Ahmeti, duke paralajmëruar rrezik në rast të një tërmeti.

Sipas tij, rreth 150 ndërtesa në Çair kanë probleme të tilla, duke vënë në rrezik qytetarët që kanë investuar shuma të mëdha. “Njerëzit kanë dhënë 50, 70, madje edhe 80 mijë euro. Është gjynah, por këtyre nuk u intereson t’ju gjejnë zgjidhje. U intereson vetëm si t’i fshehin problemet”, u shpreh Ahmeti.

Ai kërkoi nga strukturat e BDI-së që të fokusohen tek çështjet më të ndjeshme për qytetarët.

“Shkupi i Vjetër duhet t’u kthehet njerëzve që mendojnë për qytetin dhe kombin, jo atyre që e shkatërrojnë me interesat e tyre të ngushta”, përfundoi lideri i BDI-së.

102
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?

U përgjigj Izet Mexhiti. Në një intervistë për gazetën Lajm, duke folur për objektet ilegale dhe legalizimet e manipuluara në komunën e Çairit, Mexhiti akuzoi ish-liderin e partisë së tij, Ali Ahmeti, shkruan Flaka Media

“Nëse janë bërë, janë bërë bashkë me të. Sepse ai ka qenë kryetar i partisë. Ka edhe përgjime kur bisedon me Z. Gruevski, pikërisht në këtë temë,” deklaroi Mexhiti.

Por, përmbajtja e përgjimeve që ai përmendi tregon një tjetër kontekst. Në bisedën mes ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmetit dëgjohet:

Nikolla Gruevski: “Kur e bëmë ligjin e ri për legalizim, por edhe kur e formuam qeverinë, ti më the: nëse dikush në të ardhmen bën ndërtime pa leje – ndaloje, mos e lejo, rrënoje. Ashtu?.”

Ali Ahmeti: “Po, ashtu është, dhe qëndroj në këtë.”

Nga kjo bisedë del se qëndrimi i Ahmetit ishte për zbatimin e ligjit dhe për rrënimin e ndërtimeve pa leje, duke e bërë të mundshme që Mexhiti, i cili në kohën e përgjimeve drejtonte Komunën e Çairit, të ketë bërë një lapsus në interpretim.

Flaka ua sjell video deklaratat e Mexhitit, Ahmeti e Gruevskit rreth këtij zhvillimi. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Gusht, 2025 09:52 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
102
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?