Lëvizja Demokratike në tronditje: Distancohen themelues dhe figura të afërta me Mexhitin

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Gusht, 2025 07:53 Përditësuar

Lëvizja Demokratike në tronditje: Distancohen themelues dhe figura të afërta me Mexhitin

Lëvizja Demokratike e udhëhequr nga Izet Mexhiti po përballet me një valë të re pakënaqësish dhe largimesh në radhët e saj, vetëm pak ditë pas përvjetorit të dytë të themelimit, shkruan Flaka

Edhe një nga figurat themeluese të partisë, Naim Salihu – anëtar i Këshillit Themelues dhe i Kryesisë Qendrore – njoftoi publikisht dorëheqjen nga Lëvizja Demokratike dhe rikthimin në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). Në një deklaratë të ashpër, Salihu akuzoi drejtimin aktual se, pas hyrjes në qeveri me VMRO-DPMNE, nuk ka sjellë avancim të pozitës së shqiptarëve, por “degradim të plotë” dhe “fshirje të arritjeve të 20 viteve”.

“Unë nuk mund të jem pjesë e kësaj faqeje të errët të historisë. Kthehemi aty ku duhet të jemi, në radhët e BDI-së, për të ndalur përdhosjen e arritjeve tona,” deklaroi Salihu, duke shtuar se vendimi i tij është “i menduar thellë dhe i ndershëm ndaj vetes dhe kombit”.

60
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?

Largimi i tij vjen në një atmosferë të tensionuar brenda LD-së, ku zërat kritikë po shtohen edhe nga figura të tjera të njohura. Bashkim Saiti, anëtar nga Kumanova, shprehu hapur pakënaqësinë për mungesën e strukturave funksionale, pavarësisht dy viteve nga themelimi:

“Dy vjet nuk janë pak – e hala pa struktura, pa organe që punojnë, pa drejtim të kjartë ku po shkojmë. Rinia ka prit me durim, por pritja e gjatë kthehet në zhgënjim. O veprojmë sot burrnisht, o e mbyllim me faqe të bardhë,” tha Saiti.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe Muhamet Ameti, një tjetër themelues i Lëvizjes, i cili përvjetorin e dytë e quajti “përvjetorin e fundit pa organe, pa llogaridhënie dhe vetëm me fjalë por pa vepra”. Mesazhin e tij e mbështeti publikisht edhe Fejzulla Kovaçi, kushëri i vetë liderit Mexhiti, i cili shkroi: “Shumë e vërtetë, po kur mundin që e dham mos ju qoftë hallall.”

Këto reagime, që vijnë jo vetëm nga baza por edhe nga rreth i afërt i drejtimit të partisë, po e thellojnë perceptimin e një krize të brendshme serioze në Lëvizjen Demokratike, me pasoja të mundshme në skenën politike shqiptare në vend. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Gusht, 2025 07:53 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
60
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?