Çdo detaj nga takimi Trump – Putin: nga prapaskenat dhe shakatë deri te fjalimet serioze
Takimi nën moton “në kërkim të paqes” mes Donald Trump dhe Vladimir Putin i mbajtur në Alaska ka zgjatur pak më pak se tre orë. Sytë e gjithë botës u kthyen nga vendi ku liderët e dy fuqive të mëdha u ulën përballë njëri-tjetrit për të arritur një marrëveshje për luftën në Ukrainë.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin dolën sot së bashku në një konferencë për shtyp pas rreth tre orësh bisedime me dyer të mbyllura, duke e cilësuar takimin si “produktive” dhe duke lënë të hapur mundësinë për takime të tjera në të ardhmen, shkruan Flaka Media.

“Bëmë disa përparime dhe përparim të madh,” tha Trump. “Por nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje. Do të telefonoj NATO-n pas pak. Do të telefonoj njerëzit e ndryshëm që mendoj se janë të përshtatshëm. Dhe, sigurisht, do të telefonoj Presidentin [Volodymyr] Zelensky dhe do t’i tregoj për takimin e sotëm. Në fund të fundit, varet prej tyre.”
Ai shtoi se takimi ishte “jashtëzakonisht produktiv” dhe se “u ra dakord për shumë pika”, megjithatë pranoi se “nuk ia dolëm mbanë, por kemi një shans shumë të mirë për ta arritur.”
Presidenti rus Putin në fjalën e tij pranoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar periudha të vështira.

“Dihet që nuk ka pasur takime të nivelit të lartë midis Rusisë dhe SHBA-së për katër vjet, dhe kjo është një kohë e gjatë. Kjo kohë ishte shumë e vështirë për marrëdhëniet dypalëshe. Dhe të jemi të sinqertë, ato kanë rënë në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë. Mendoj se kjo nuk po u sjell dobi vendeve tona dhe botës në tërësi,” tha Putin.
Ai shtoi se “një takim personal midis krerëve të shteteve ka qenë i vonuar prej kohësh” dhe, në anglisht, sugjeroi që samiti i ardhshëm të zhvillohej në Moskë.
“Kjo është një pyetje interesante, do të kritikohem pak për këtë,” tha Trump duke reaguar ndaj propozimit. “Por mund ta shoh të mundshme që të ndodhë.”

Prapakskenat e takimit historik
Tapeti i kuq u shtrua mes avionëve ushtarakë. I pari që zbriti në tokën e Alaskës ishte presidenti amerikan, Donald Trump, gati 30 minuta më pas presidenti rus mbërriti presidenti rus, Vladimir Putin.
Shtëpia e Bardhë kishte shmangur qëllimisht parashikime të sakta kohore për samitin, duke qenë të vetëdijshëm se çdo devijim do të interpretohej si shenjë suksesi ose dështimi. Kremlini, megjithatë, kishte thënë më herët se takimi mund të zgjaste shumë orë.
Konferenca për shtyp u zhvillua rreth gjysmë ore më herët se sa ishte paralajmëruar. Dy liderët folën në podiume me vulën presidenciale të SHBA-së, përpara një sfondi me mbishkrimin “në ndjekje të paqes”. Flamujt e dy vendeve ishin vendosur krah për krah.
Trump i bëri shenjë Putinit që të fliste i pari, ndërsa vetë mbajti një buzëqeshje të gjerë. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk pranoi të marrë pyetje nga gazetarët.

Ekipi i delegatëve të Presidentit Putin në samitin me Presidentin Trump përfshinte një ministër me përvojë, i cili është gjithashtu poet qw ka botuar, si dhe një bankier i arsimuar në SHBA që është rritur në Kiev. Një vështrim më i afërt mbi secilin prej tyre zbulon ndoshta histori personale befasuese.
Siç u pa edhe gjatw transmetimit direkt, Donald Trump duartrokiti Vladimir Putinin disa herë kur dy liderët u takuan mbi një tapet të kuq në bazën ajrore të SHBA-së, ku tani po zhvillojnë takim privat me këshilltarët e tyre kryesorë për politikën e jashtme.
Zyra e Shtypit e Kremlinit shpërndau shpejt një fotografi të presidentit amerikan duke duartrokitur “kundërshtarin e tij rus”.
Fakti që presidenti i SHBA-së duartrokiti presidentin rus dhe kriminel të dënuar lufte, bëri që historiani i Luftës së Ftohtë me origjinë ruse, Sergey Radchenko, të postonte një emoji të habitur në X. “Unë argumentova në librin tim se rusët dëshirojnë më shumë se gjithçka të njihen nga SHBA-ja,” shtoi ai. “Ja ku e kemi. Këtu është.”
Tre raundet e duartrokitjeve të Trumpit u kapën në një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin e Shtëpisë së Bardhë në YouTube. Por, disa minuta më vonë, kur Shtëpia e Bardhë postoi videon e përshëndetjes në rrjetet sociale, klipi u redaktua që të fillonte një çast pas përfundimit të raundit të tretë të duartrokitjeve të Trumpit për Putinin.
Videoja e postuar në llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Instagram dhe X tregon se krahu i majtë i Trumpit ende lëvizte pranë trupit teksa fillonte klipi. Një shikim i transmetimit origjinal tregon se krahu i tij sapo kishte rënë pranë trupit në atë pikë, pasi ishte ngritur përpara presidentit për të duartrokitur liderin rus, i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.
Shumica e telefonatave mes Trumpit dhe Putinit këtë vit kanë zgjatur mes një ore dhe 90 minutash. Kur analizohet kohëzgjatja e bisedave të dy liderëve, është e rëndësishme të merret parasysh edhe koha për përkthim (edhe pse Putini flet anglisht, zakonisht zhvillon takimet në rusisht).

Para takimit dhe derisa po ecnin drejt ambienteve ku u reallizua ky takim, një avionë bombardues B-2 dhe avionë të tjerë luftarakë fluturuan mbi kokat e presidentit të SHBA-ve Donald Trunu dhe liderit rus Vladimir Putin, derisa këta ishin duke shkuar drejt një skene.
Të dy liderët shikuan avionët teksa ata fluturonin mbi ta.
Siç thekson ABCNews, B-2 konsiderohet simbol i fuqisë amerikane, pasi bombarduesit mund të fluturojnë nëpër botë pa ndalur dhe mund të mbajnë municione konvencionale dhe bërthamore.
Ndërsa Vladimir Putin hipi në aeroplan dhe u nis për në Moskë, raporton CBS, Donald Trump u kthye në dhomën ku ishte zhvilluar takimi midis dy presidentëve për të regjistruar një intervistë (të paralajmëruar më parë) me Sean Hannity të Fox.
Nuk zgjati shumë. Trump u kthye shumë shpejt në Air Force One, për të rifilluar fluturimin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë.
Kur u pyet se si e vlerësoi samitin e përfunduar së fundmi, Trump u përgjigj “Në një bazë 0-10, do t’i jepja një 10”.
Megjithatë, Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të tjerë ndërsa ecte drejt Air Force One, ashtu siç bën zakonisht.
Rrugës për në Anchorage, disa orë më parë, Trump kishte dhënë një intervistë për Fox në bordin e Air Force One, në të cilën tha, ndër të tjera, se “nuk do të ishte i lumtur” nëse Putini nuk do të pranonte një armëpushim.
Por qart
Menjëherë pas konferencës së shkurtër për shtyp, një gazetare e Fox që mbulonte Shtëpinë e Bardhë, Jacqui Heinrich, shpjegoi se gjithçka kishte ndodhur shumë ndryshe nga ajo që zyrtarët e administratës kishin parashikuar për gazetarët e rrjetit.
Por nuk vajti si mendohej.
Heinrich deklaroi gjithashtu se, bazuar në përvojën e saj të gjatë me konferencat për shtyp të këtij lloji, ajo ishte “e habitur” që Putini kishte folur i pari, pavarësisht se samiti ishte zhvilluar në tokën amerikane. Flaka Media


















