Badenteri: Gjithmonë pas Mickoskit – Reagojnë vetëm pasi ai të deklarohet

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 22:58 Përditësuar

Badenteri: Gjithmonë pas Mickoskit – Reagojnë vetëm pasi ai të deklarohet

Ministri aktual i Drejtësisë, Igor Filkov, në një prononcim për media tha që “ka ardhur koha për ta reviduar mekanizmin e Badenterit”.

Deklarata e tij nxiti reagime të shumta në kampin opozitar shqiptar. Bujar Osmani nga BDI shprehu shqetësimin për të ardhmen e të drejtave të shqiptarëve. Sipas Osmanit, Kjo konfirmon se plani për shpërbërjen e Marrëveshjes së Ohrit po zbatohet hap pas hapi.

Sakaq, ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga reagoi duke thënë se pasi kontestuan çdo gjë që ka të bëjë me shqiptarët – dygjuhësinë, Balancuesin, regjistrimin e popullsisë, ofendimet e përditshme, zeroizimin e punësimeve, funksionarë minimalë ose pa asnjë peshë – shkuan aq larg, sa edhe vetë pushteti kriminal i Millosheviqit do t’ua kishte zili.

Nga ASH-ja e Arben Taravarit konstatuan që VLEN vazhdon të jetë mbështetës i çdo nisme antishqiptare të qeverisë jolegjitime. Me heshtjen dhe pranimin e veprimeve të tilla, VLEN po rrezikon interesat dhe të drejtat e shqiptarëve, duke e legjitimuar politikën diskriminuese të këtij pushteti.

U prononcua edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha që Badenteri është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe të Kushtetutës.

60
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?

“Marrëveshja e Ohrit është përmbushur plotësisht dhe është mbyllur dhe kjo është temë e kryer dhe e mbyllur. Ajo që përfaqësonte problem thelbësor dhe institucional dhe ajo ishte balancuesi, siç e dini, ne kemi bërë ligj, ligji për përfaqësim të drejtë, I cili krahas përkatësisë etnike do të ketë komponentë e cila do të vlerësoj sipas kualitetit, kompetencës e kështu me radhë”, ka deklaruar Mickoski.

Dhe vetëm pasi u prononcua Mickoski, erdhi reagimi nga zëvendësi i tij, Arben Fetai. Në një reagim të fundit në Facebook, zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi rëndësinë e mekanizmit të shumicës së dyfishtë, të njohur si Badinter, si gurthemeli i demokracisë konsensuale në Maqedoninë e Veriut.

Fetai theksoi se, megjithë zhurmën dhe spekulimet e krijuara gjatë fushatës parazgjedhore, Badinteri nuk mund të preket.

“Ky mekanizëm garanton barazinë, bashkëjetesën dhe paqen në vendin tonë, duke siguruar që vendimet kryesore të reflektojnë vullnetin e dy komuniteteve më të mëdha”, shkroi Fetai, duke shtuar se pa mbështetjen e deputetëve shqiptarë, çdo iniciativë për ndryshimin e Badinterit është juridikisht e pamundur, dhe se diskutimet në këtë drejtim janë vetëm diversion nga prioritetet reale të vendit.

Krejt pas prononcimit të Mickoskit, edhe Lëvizja Arbëria refuzoi deklaratat e ministrit të Drejtësisë nga ZNAM, Filkov, i cili kërkon rishikimin dhe zhbërjen e parimit të Badenterit.

Sipas tyre, ky qëndrim është i rrezikshëm, antikushtetues dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 22:58 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
60
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?