Arrestohet një person për “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë”
Më 21.08.2025, Sektori për Krim Kibernetik pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër shtetasit F.M. (27) nga Shkupi, për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e pornografisë me fëmijë”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 193-a, paragrafi 3 i Kodit Penal.
Sipas MPB-së, veprimi erdhi pas një njoftimi të marrë nga policia gjermane lidhur me një hetim për abuzim seksual të fëmijëve dhe shpërndarje të materialeve të tilla, ku ishte identifikuar një profil në aplikacionin “Telegram”, me numër telefoni dhe IP adresë nga Maqedonia e Veriut.
Pas mbledhjes së provave, më 20.08.2025, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të të dyshuarit, si dhe kontrollim të sistemeve kompjuterike dhe të dhënave elektronike. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar materiale të dyshimta për procedurë të mëtejshme.
I dyshuari F.M. është privuar nga liria dhe ndodhet në Stacionin Policor të Gazi Babës, ndërkohë që Prokuroria Publike është njoftuar për vazhdimin e procedurës ligjore. Flaka Media


















