Bashkimi Evropian me porosi për qeverinë VMRO–VLEN: Kërkohen ndryshime kushtetuese

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Gusht, 2025 14:29

Bashkimi Evropian me porosi për qeverinë VMRO–VLEN: Kërkohen ndryshime kushtetuese

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka theksuar rëndësinë që Maqedonia e Veriut të përmbushë detyrimet e mbetura për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

Në një postim në rrjetin social X, Kos shkruajti: “Diskutuam hapat e ardhshëm në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rreth Planit të Rritjes së BE-së. Mbështetja ime për këtë proces mbetet e fortë. Përshëndes pajtueshmërinë e plotë të Shkupit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, si dhe ndihmën që vendi po i jep Ukrainës.”

Nga ana tjetër, ministri Mucunski, në një intervistë për revistën “Politico”, deklaroi se vendi nuk është i gatshëm të bëjë ndryshimet kushtetuese pa garanci të forta nga BE-ja.

“Frika jonë është se nëse i bëjmë këto ndryshime, pas gjashtë muajsh Bullgaria mund të dalë me kërkesa të reja që lidhen me historinë, identitetin ose gjuhën tonë. Ne duam siguri se kjo është kërkesa e fundit,” tha ai.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Megjithatë, Mucunski theksoi se Shkupi mbetet i përkushtuar ndaj reformave të tjera:
“Jemi të gatshëm të zbatojmë të gjitha reformat që kërkohen nga BE-ja, sepse ato janë të domosdoshme jo vetëm për procesin e integrimit, por edhe për vetë shoqërinë.”

Ai rikujtoi se Maqedonia e Veriut nisi procesin e integrimit së bashku me Kroacinë, por rrugët u ndanë:
“Ndërsa Kroacia sot është pjesë e BE-së, Shengenit dhe përdor euron, ne ende nuk i kemi hapur negociatat e anëtarësimit.”

Megjithatë, ministri mbetet optimist: “Unë besoj se zgjerimi i BE-së është ende i mundur. Vendi ynë ka potencial për të avancuar nëse bën reformat siç duhet.”

Mucunski gjithashtu theksoi mbështetjen që Maqedonia e Veriut i jep Ukrainës dhe rolin e saj në NATO, duke përmendur edhe faktin se vendi ka qenë i pari në rajon që ka nënshkruar një partneritet sigurie dhe mbrojtjeje me BE-në, madje para Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Gusht, 2025 14:29

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?