Një nga themelueset e VLEN-it, Fitore Qirezi, ka njoftuar dorëheqjen e saj nga të gjitha pozitat partiake, duke shprehur zhgënjim të thellë nga mungesa e përkrahjes brenda partisë.
“Pas një reflektimi të gjatë, ju njoftoj se kam vendosur të jap dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake nga partia që edhe vet isha themeluese! Te VLEN nuk kishte vend për mua, andaj distancohem nga çdo aktivitet politik,” shkroi Qirezi.
Ajo theksoi se revolta e saj lidhet me qëndrimin e kolegeve të kryesisë së Forumit të Gruas:
“Revoltën time e ndaj për mungesën e përkrahjes dhe mbështetjes nga anëtaret e kryesisë së FG-së, të cilat kanë qenë të njoftuara për padrejtësitë që i ka përjetuar një anëtare e tyre e përkushtuar dhe e zellshme.”
Në fund, Qirezi uroi sukses për ish-bashkëpunëtoret e saj, duke lënë një mesazh personal:
“Nga sot, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe nuk ua dëshiroj asnjërës nga ju zhgënjimin e thellë që unë kam përjetuar.” Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
27 Gusht, 2025 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.