Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim kryeson 3 me 1 ndaj VLEN-it, Mickoski dërgon emisarë

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 13:16

Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim kryeson 3 me 1 ndaj VLEN-it, Mickoski dërgon emisarë

Kandidati për kryetar të Çairit nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, reagoi ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Mickoski, i cili paralajmëroi se BDI do të humbë në zgjedhjet e ardhshme dhe do të duhet të jetë opozitë konstruktive. Osmani tha se këto paraqitje publike janë të kundërta me mesazhet private që vijnë nga VMRO-DPMNE. “Normalisht, kryeministri në publik jep mesazhe të tilla, duke menduar se kështu do t’u ndihmojë partnerëve të koalicionit, por nuk dërgon mesazhe të tilla në kanalet private. Mesazhe të tjera dërgohen tek BDI që të ngrohen marrëdhëniet”, tha Osmani.

Sipas tij, përpjekjet për t’i trajtuar shqiptarët si kategori tregu – fut një, nxirr një tjetër – janë skajshmërisht fyese dhe jodemokratike.

“Shqiptarët nuk do të lejojnë që dikush t’i nënshtronte kështu, që nuk kanë të drejtë vendimmarrjeje, por janë një masë amorfe në të cilën kryeministri vendos si në pazar, si në dyqan. Jo, shqiptarët do të votojnë në zgjedhje dhe do të vendosin vetë se kush do t’i përfaqësojë,” deklaroi ai. Osmani akuzoi Mickoskin se dëshiron të instalojë “shqiptarë të vetët” në institucione, si disa përfaqësues dekorativë pa legjitimitet.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“Duhet të ulem në selinë e VMRO-DPMNE-së, nëse bëhem mik me Mickoskin dhe ai të më caktojë ministër. Ashtu siç ka caktuar ministra zëvendësit e tij të mëparshëm dhe drejtorët me të cilët ka bërë ndonjë miqësi dhe ata i paraqet si përfaqësues të shqiptarëve”.

Duke iu referuar shembullit historik nga Kosova me Rahman Morinën, Osmani tha se shqiptarët kurrë nuk do të pranojnë që dikush tjetër të vendosë në emër të tyre. Në këtë drejtim, ai theksoi edhe realitetin aktual politik, sipas sondazheve, Aleanca Kombëtare për Integrim kryeson bindshëm ndaj VLEN-it “Sondazhet tregojnë fitore 3 me 1 të Aleancës për Integrim kundrejt VLEN-it. Dhe mendoj se edhe Mickoski e ka kuptuar këtë, dhe prandaj VMRO-DPMNE çdo ditë na dërgon mesazhe për të ngrohur marrëdhëniet”.

Sipas Osmanit, një dyfytyrësi e tillë – mesazhe të njëjta për publikun, të tjera pas skene – vetëm e tregon joseriozitetin e strukturës në pushtet dhe përpjekjen për të bërë matematikë zgjedhore me një narrativë albanofob në publik, ndërsa në të njëjtën kohë kërkojnë kompromis me BDI-në pas dyerve të mbyllura. “Unë duhet të jem i sinqertë, sepse nuk mundem më t’i dëgjoj këto qëndrime të ndryshme – një privat, një publik,” përfundoi Osmani.

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 13:16

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?