Asllan Koka pyet Bilall Kasamin: Nga cili shtet i huaj janë regjistruar 873 mijë euro në bilancin e Komunës së Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 14:07

Asllan Koka pyet Bilall Kasamin: Nga cili shtet i huaj janë regjistruar 873 mijë euro në bilancin e Komunës së Tetovës?

Kontabilisti i njohur nga Tetova, Asllan Koka, ka ngritur pikëpyetje serioze rreth transparencës së financave të Komunës së Tetovës, duke iu drejtuar publikisht kryetarit Bilall Kasami.

“Në bilancin e Komunës së Tetovës, shuma 53.716.000 denarë (rreth 873 mijë euro) është e shënuar tek zëri 742 – Donacione nga shtetet e huaja,” theksoi Koka.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Ai nënvizoi kontradiktën mes shënimit zyrtar dhe deklarimeve të kryetarit të Komunës.

“Ti thua se këto janë nga një biznes privat, pronari i të cilit është serb. Atëherë, nga cili shtet i huaj janë regjistruar këto para në bilanc?” pyeti Koka.

Sipas tij, qytetarët e Tetovës kanë të drejtë të dinë të vërtetën e plotë për këtë shumë të madhe parash.

“Qytetarët meritojnë transparencë – jo lojëra fjalësh me miliona denarë,” përfundoi Koka. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 14:07

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?