Në buxhetin e Komunës së Tetovës është shfaqur një shumë e madhe parash që po ngre pikëpyetje të mëdha mbi transparencën institucionale, shkruan Flaka Media
Kontabilisti i njohur tetovar, Asllan Koka, publikoi të dhëna nga bilanci financiar i komunës, ku në zërin 742 – Donacione nga shtetet e huaja figuron shifra 53.716.000 denarë (rreth 873 mijë euro).
Por këtu nis dilema: sipas kryetarit të Komunës, Bilall Kasami, kjo shumë nuk ka ardhur nga një shtet, por nga një biznes privat, pronari i të cilit është me kombësi serbe.
“Po të jetë donacion privat, atëherë pse në bilanc është regjistruar si ndihmë nga shtete të huaja? Nga cili shtet është shënuar kjo shumë në dokumentet zyrtare?” – pyeti Koka.
Ai theksoi se qytetarët kanë të drejtë të dinë origjinën e saktë të këtij donacioni, sidomos kur bëhet fjalë për gati 1 milion euro.
“Qytetarët e Tetovës meritojnë transparencë dhe sqarim të plotë – jo lojëra fjalësh me miliona denarë,” – përfundoi Koka.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
29 Gusht, 2025 15:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.