Konflikt interesi në Tetovë: Ambientet publike të komunës për tubim politik

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 09:20 Përditësuar

Konflikt interesi në Tetovë: Ambientet publike të komunës për tubim politik

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës dhe njëherësh kandidati i koalicionit VLEN për një mandat të dytë, Bilall Kasami, mbrëmë ka zhvilluar një takim me Forumin e Grave të këtij koalicioni në ambientet e komunës – konkretisht në sallën e Këshillit Komunal.

Ky veprim ka ngritur shqetësime serioze për konflikt interesi dhe keqpërdorim të resurseve publike, meqë ligji është i qartë: hapësirat komunale, automjetet zyrtare dhe mjetet teknike të institucioneve nuk mund të vihen në shërbim të aktiviteteve partiake.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet dhe rregullave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, është i ndaluar çdo përdorim i administratës shtetërore për qëllime politike – qoftë për mbajtje tubimesh, shpërndarje materialesh apo ushtrim presioni mbi të punësuarit. Qëllimi i këtyre dispozitave është të sigurohet një garë e barabartë mes kandidatëve dhe të shmanget përparësia e padrejtë e pushtetit aktual.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Ky rast pritet të tërheqë vëmendjen e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka kompetenca të monitorojë dhe sanksionojë shkeljet e këtij karakteri. Përdorimi i hapësirave publike për aktivitete partiake shihet si një precedent i rrezikshëm, që dëmton besimin e qytetarëve në procesin demokratik.

Rasti i Tetovës nuk është i vetmi i tillë – organizatat monitoruese të zgjedhjeve kanë paralajmëruar se edhe në të kaluarën pushtetet lokale apo qendrore kanë tentuar të shfrytëzojnë administratën dhe infrastrukturën publike për fushatë. Ky fenomen konsiderohet ndër format më të shpeshta të abuzimit zgjedhor në vend. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 09:20 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?