Nuk ka qetësi në VLEN – Një tjetër dorëheqje në prag të zgjedhjeve lokale

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 00:45

Nuk ka qetësi në VLEN – Një tjetër dorëheqje në prag të zgjedhjeve lokale

Koalicioni VLEN po përballet me një seri dorëheqjesh, distancimesh dhe pakënaqësish publike që po e përshkruajnë si një krizë të brendshme serioze në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, shkruan Flaka.

Së fundmi, Profesor Agron Llokmani, ish-koordinator i Lidhjes Demokratike për degën e Tearcës, ka braktisur VLEN-in dhe i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim” (AKI).

Largime të ngjashme janë shënuar edhe nga figurat e tjera të rëndësishme:

  • Nga Lëvizja BESA, aktivisti Lavdrim Ismaili dhe Besa Kadriu dhanë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake.
  • Në Tearcë, kryetari i nëndegës Muhamer Isaku u rreshtua pas kandidaturës së Nazim Taipit, duke kaluar në Aleancën për Shqiptarët.
  • Nga Lëvizja Demokratike, themeluesi Naim Salihu shpalli rikthimin në BDI, duke e akuzuar partinë për “degradim të plotë” pas hyrjes në qeveri me VMRO-DPMNE.
  • Kritika të ashpra ka dhënë edhe Bashkim Saiti nga Kumanova, ndërsa një tjetër themelues, Muhamet Ameti, paralajmëroi se ky mund të jetë “përvjetori i fundit pa llogaridhënie”.

Kriza nuk ka kursyer as Alternativën. Në Luboten, Sabar Mustafa me strukturën e tij ka braktisur VLEN-in, ndërsa në Kumanovë, funksionari Mesut Bajrami shpalli kandidaturën e pavarur për këshilltar komunal.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Përçarje të theksuara u shfaqën edhe në Çair. Ish-drejtori i Punës dhe Politikës Sociale, Hamza Ameti, kuadër i Alternativës, reagoi publikisht pas shkarkimit të tij, duke marrë përkrahje nga funksionari tjetër i partisë, Faton Fazliu. Po aty, Fitore Qerezi, një nga themelueset e vetë koalicionit VLEN, dha dorëheqje nga të gjitha pozitat, duke e quajtur formacionin si të dështuar në përkrahjen e brendshme.

Një reagim të ashpër publik dha edhe Nafie Selmani, e cila e cilësoi VLEN-in si “një shpresë të humbur” dhe “një zhgënjim të thellë” për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Në vetëm pak ditë, tre shtylla kryesore të VLEN-it – Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa – kanë humbur aktivistë, figura themeluese dhe struktura vendore. Valët e dorëheqjeve e përçarjeve po e përforcojnë perceptimin e një krize të thellë politike, me pasoja të mundshme në rezultatin e zgjedhjeve lokale të tetorit, ku uniteti dhe konsolidimi i brendshëm do të jenë vendimtarë. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 00:45

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?