Osmani paralajmëron: Po realizohet një strategji për shfuqizimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 12:59

Osmani paralajmëron: Po realizohet një strategji për shfuqizimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të Çairit, reagoi ashpër ndaj mesazheve të fundit të Maksim Dimitrievskit të ZNAM-it kundër mekanizmit të Badenterit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një strategji të rrezikshme, të planifikuar prej kohësh dhe e cila synon të fshijë themelet e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Mendoj se kjo është një strategji që e kemi parë edhe më herët. Plani për anulimin e Marrëveshjes Kornizë ekziston prej kohësh – para dy-tri vitesh ishte përgatitur. Thjesht, atëherë nuk mund ta realizonin – u duhej një partner shqiptar që do t’u jepte legjitimitet para popullit dhe para të huajve. Tani e gjetën”, deklaroi Osmani.

Ai shpjegoi se qëllimi i kësaj strategjie është eliminimi gradual dhe i heshtur i të gjithë shtyllave të Marrëveshjes Kornizë.

“Filluan duke plasuar ‘balona provë’ për gjuhën shqipe nëpër media. Pastaj emrat e ministrive nuk u shkruajnë më në dy gjuhë, më pas Gjykata Kushtetuese me porosi filloi të shfuqizojë ligje. Me vështirësi arritëm t’i ndalim para Kushtetueses me protesta, por ata nuk tërhiqen. Presin vetëm momentin e pakujdesisë së BDI”.

Sipas Osmanit, faza e fundit e strategjisë është eliminimi i Badenterit dhe i sistemit për përfaqësim të balancuar etnik në institucione.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“U thamë qartë: abuzimi nuk zgjidhet me shfuqizim të sistemit, por me ndëshkimin e abuzuesve. Nëse dikush kalon në të kuqe, nuk e heq semaforin, por e ndëshkon atë që shkel rregullin! Por qëllimi i tyre nuk është rendi, por heqja e plotë e mekanizmave që garantojnë barazinë”.

Osmani kujtoi se nga mekanizmat e Marrëveshjes Kornizë nuk kanë përfituar vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet e tjera.

“Maqedonasit në Çair kanë qenë më të mbrojturit pikërisht nga Balancuesi. Falë tij, komuna ka qenë e detyruar t’i punësojë edhe ata sipas numrit. Dhe ata më thonë: kjo është goditje e drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së tyre. Kjo nuk është interes shqiptar apo maqedonas. Kjo është interes kundër shtetit”, u shpreh Osmani.

Në deklaratën e tij, Osmani ashpër e dënoi heshtjen e një pjese të partive shqiptare në pushtet, të cilat sipas tij, i japin legjitimitet këtij projekti të rrezikshëm.

“Historia do t’i gjykojë, së pari fraksionet shqiptare që e legjitimojnë këtë, por edhe partitë maqedonase që godasin mbi shtyllën e unitaritetit të shtetit. Kjo është një agjendë oligarkike, por edhe proruse dhe prosërbe, që synon të rrënojë bashkëjetesën dhe të ndajë shoqërinë”, përfundoi Osmani. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 12:59

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?