Albanofobia në kulm: Në Manastir e rrahin dibranin me nënshtetësi suedeze, mbante fanellen me shqiponjë

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 14:04 Përditësuar

Albanofobia në kulm: Në Manastir e rrahin dibranin me nënshtetësi suedeze, mbante fanellen me shqiponjë

Një 32-vjeçar me shtetësi suedeze, i cili po qëndron përkohësisht në Dibër, është sulmuar të enjten në mbrëmje në qytetin e Manastirit, Maqedoni e Veriut. 

Ngjarja ndodhi në rrugën kryesore të qytetit, “Rruga e Gjerë” ku disa të rinj rreth moshës 20 vjeç iu afruan dhe tentuan t’i heqin me forcë bluzën që kishte veshur.

Sipas denoncimit të bërë në polici, bluza kishte simbole që dyshohet se i përkisnin Shqipërisë, çka besohet të ketë qenë edhe arsyeja e sulmit. Kur kuptoi se nuk mund të mbrohej, 32-vjeçari vendosi t’ua dorëzojë vetë bluzën personave të panjohur, të cilët më pas u larguan nga vendngjarja.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi incidentin përmes një njoftimi zyrtar:

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Të enjten, rreth orës 19:50, në SPB Manastir, S.H.D. (32) nga Suedia, me qëndrim të përkohshëm në Dibër, raportoi se persona të panjohur i janë afruar dhe kanë tentuar t’i heqin bluzën me simbole të një shteti tjetër.” Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve të sulmit. “Po bëhen verifikime për ngjarjen dhe po merren masa për identifikimin e autorëve,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 14:04 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?