Gostivari bëhet epiqendër e koalicionit AKI: Mesazh të fuqishëm nga zemra e qytetit

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 18:36

Gostivari bëhet epiqendër e koalicionit AKI: Mesazh të fuqishëm nga zemra e qytetit

Nga zemra e Gostivarit, koalicioni BDI–ASH ka dhënë sinjalin e parë të bashkëpunimit lokal për zgjedhjet e 19 tetorit, duke e cilësuar këtë proces si një referendum politik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Në takimin e mbajtur sot në Gostivar, të cilin e ka publikuar edhe kryetari aktual Valbon Limani – që kandidon për një mandat të dytë – u pa një prani e gjerë përfaqësuese nga të dyja partitë. Krahas Limanit, të pranishëm ishin edhe deputeti i ASH, Halil Snopçe, kryetari i degës së ASH në Gostivar, Isak Lazami, si dhe Raim Purde, sekretar i degës së ASH në qytet.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Nga ana e BDI-së, pjesë e takimit ishin kryetari i degës lokale dhe bartësi i listës për Këshillin e Komunës, Valdet Xhaferi, deputeti Talat Xhaferi dhe shefi i shtabit të BDI në Gostivar, Nexhati Jakupi.

Ky takim shënon fillimin e koordinimit të plotë në nivel lokal mes dy forcave politike brenda koalicionit të ri Aleanca Kombëtare për Integrim, e cila ka për qëllim të arrijë një fitore të madhe në të gjitha komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni të Veriut, me theks të veçantë në Gostivar. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 18:36

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?