Ursula von der Leyen: Rusia po përpiqet të ushtrojë ndikim në Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 22:30

Ursula von der Leyen: Rusia po përpiqet të ushtrojë ndikim në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, porositi se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, se do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian vetëm mbi bazën e meritave të tyre, transmeton Flaka

Në pyetjen e gazetarit të BGNES-it, Dimitar Ruskov, nëse është e qëndrueshme arkitektura e sigurisë evropiane në kushtet e ndikimit rus në rajon dhe nëse Maqedonisë së Veriut i është thënë se nuk ka “plan B” për integrimin, von der Leyen theksoi:

“Zgjerimi është në interes të BE-së. Një Union më i madh, më konkurrues dhe më i sigurt do të thotë një Evropë me zë më të fuqishëm në botë. Sigurisht, ai mbetet një proces i bazuar në merita. Çdo kandidat do të vlerësohet sipas kushteve që i janë vendosur. Kjo krijon besim nga të dyja palët.”

Ajo theksoi se Rusia po përpiqet të ushtrojë ndikim dhe destabilizim në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi, por se BE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë partnerët në rajon.

“Detyrimi ynë është të qëndrojmë pas miqve dhe partnerëve tanë, t’i ndihmojmë ata të përballen me sulmet hibride dhe ndërhyrjet që i përjetojnë. Por, në fund, ata duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes së lirë – nëse duan apo nuk duan të jenë pjesë e BE-së,” deklaroi von der Leyen.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Ajo përsëriti se, edhe pse zgjerimi është një proces që kërkon kohë, ai është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit:

“Është e qartë se çfarë duhet të bëhet – reformat dhe përmirësimet që priten. Por është e rëndësishme të dihet se Bashkimi Evropian mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj zgjerimit të suksesshëm.”

Shefja e Komisionit Europian ndodhet në një tur prej shtatë vendesh të ashtuquajtura shtete të vijës së parë, për t’i siguruar ato për mbështetjen e BE-së ndaj agresionit rus. Vizita e saj përkon me përpjekjet e shtuara të presidentit amerikan Donald Trump për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftën e Putinit kundër Ukrainës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e katërt. Përveç Polonisë, von der Leyen do të vizitojë Finlandën, Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë – të gjitha vende që kufizohen me Rusinë ose Bjellorusinë – si dhe Bullgarinë dhe Rumaninë, në atë që konsiderohet si nisma e saj më e madhe diplomatike mbi sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Von der Leyen deklaroi se në javët në vijim ekzekutivi i BE-së do të përgatisë një plan se si të investohen fonde shtesë në kapacitetet mbrojtëse të Unionit, i cili do të diskutohet në Këshillin Europian në fillim të tetorit. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 22:30

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?