Një mashtrim i dështuar në Çair: Si videoja rrëzoi narrativën e VLEN-it | VIDEO FLAKA

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shtator, 2025 13:39

Një mashtrim i dështuar në Çair: Si videoja rrëzoi narrativën e VLEN-it | VIDEO FLAKA

Fushatat zgjedhore gjithmonë kanë prodhuar të vërteta e gjysmë të vërteta, mashtrime, trillime, shpifje dhe çka jo. Deri ku shkon mendja e njeriut në politikë, shpesh nuk mund të imagjinohet, shkruan Flaka Media

Në një nga aktivitetet e tij zgjedhore, kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, publikoi një fotografi me një nënë shqiptare. Në postimin e tij shkroi:

“Sot, derë më derë te Liria, më hapi derën një nënë e moshuar dhe shumë pozitive. Më tha: ‘Dua një foto me ty, sepse jam me gjithë zemër me ty dhe dua që ta publikosh.’ Këto fjalë më mbushën zemrën dhe më dhanë edhe më shumë kuptim për gjithçka që po bëj.”

Postimi i Osmanit tërhoqi shumë vëmendje, aq sa menjëherë kampi kundërshtar nisi të përgatiste një plan për ta vënë në pozitë të vështirë kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim.

Sepse “nëna Liria” nuk ishte një nënë e zakonshme. Ajo është nëna e kryetarit të nëndegës së partisë Alternativa në Likovë, Sherif Rramani. Madje, edhe vetë Sherifi ndodhej aty dhe nuk ngurroi të bënte një foto me Bujar Osmanin.

Por loja nuk mbaroi këtu. Sapo fotografia u bë virale dhe ra në sytë e oponentëve, presioni ndaj Sherif Rramanit ishte i pashmangshëm: Si mundet që nëna e kryetarit të nëndegës së Alternativës në Likovë të fotografohet me rivalin politik të Izet Mexhitit në Çair?

Disa ditë më vonë, Sherifi doli me një reagim publik në Facebook, duke u përpjekur ta kthente gjithë situatën në disfavors të Osmanit:

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“Më vjen keq që Bujar Osmani po vazhdon ta bëjë fushatën me shpifje dhe mashtrime. Personi në foto është nëna ime dhe ka qenë mysafire në Çair. Ajo është nga Likova, as që e njeh Bujarin e as që voton në Çair. Është manipuluar pa dijeni, sepse i kanë thënë se Bujari është nga VLEN-i. Unë vazhdoj të jem kryetar i nëndegës së Alternativës në Likovë dhe mbështetës aktiv i koalicionit VLEN. Ftoj publikisht Bujar Osmanin ta fshijë foton dhe të mos merret me manipulime e gënjeshtra. Turp!”

Mirëpo tentativa e tij për të përbaltur kundërshtarin iu kthye bumerang. Stafi i Bujar Osmanit doli më i zgjuar. Ata publikuan një video-dëshmi, ku shihej qartë se nëna Liria me vullnet dhe entuziazëm kërkoi vetë të fotografohej me Osmanin.

Dhe jo vetëm ajo. Edhe vetë protagonisti i skandalit, Sherif Rramani, doli nga banesa dhe bëri një selfi me kandidatin e Aleancës Kombëtare.

Pra, skenari i Sherifit do të kishte qenë i suksesshëm vetëm nëse nuk do të ekzistonte kjo video. Por ajo e nxori zbuluar dhe e vuri përballë realitetit: Tentoi të mashtrojë shqiptarët duke sulmuar Bujar Osmanin.

Tregimi përfundoi ashtu siç ai më së paku dëshironte – me një imazh të qartë para opinionit: Një mashtrues naiv në sytë e shqiptarëve. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shtator, 2025 13:39

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?