Mungesa e librave shkollorë, prindërit detyrohen t’i printojnë vetë për fëmijët

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 09:57

Mungesa e librave shkollorë, prindërit detyrohen t’i printojnë vetë për fëmijët

Mungesa e librave shkollorë mbetet problem i përvitshëm në shkollat e vendit. Nxënësit shpesh përballen me libra të dëmtuar rëndë, të papërdorshëm ose të paplotë, ndërsa prindërit detyrohen të gjejnë zgjidhje alternative, duke i printuar vetë librat për fëmijët e tyre.

Në këtë rast ne kemi libra shumë të dëmtuar, shumë të përdorur dhe jo funksionalë. Është një barrë shumë e rëndë për prindërit që sot t’u blejnë librat vet për fëmijët e tyre. Ministria duhet t’i furnizojë me libra origjinale, jo kopje. Ky është një defekt në ministri, që tregon se diçka nuk funksionon në sistemin e arsimit në këtë shtet,” tha një prind për TVM2.

Një tjetër prind apeloi për zgjidhje të qëndrueshme:
Ministria e Arsimit është e obliguar që me libra të rinj dhe funksionalë të mësojë çdo nxënës i shkollës fillore dhe të mesme e jo të mungojnë librat. Bëj apel që ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, e jo çdo gjeneratë të përballet me të njëjtën gjë.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Edhe vetë nxënësit konfirmojnë se detyrohen të fotokopjojnë libra:
Libra nuk na ka ndodhur të blejmë, por të fotokopjojmë po. Ka dy lëndë, librat e të cilave i fotokopjojmë më së shumti,” tha një nxënës.

Problemin e njeh edhe një pronar librarie në Çarshinë e Shkupit, i cili thekson se shitja e librave është ndaluar me ligj, por nxënësit kërkojnë shpesh fotokopjime për shkak të mungesës së faqeve në librat ekzistues.

Prej se Qeveria ka sjellë ligj për furnizimin e nxënësve me libra nga ana e saj, nëpër librari është e ndaluar të shiten libra. Nuk ka rrugëdalje tjetër, prandaj nxënësit i fotokopjojnë, sepse shpesh prej librit mungojnë disa faqe ose gjysma e tij,” tha ai.

Përballë mungesës së librave dhe rritjes së shpenzimeve për pajisje shkollore, prindërit dhe nxënësit mbeten të detyruar të improvizojnë, ndërsa presin nga institucionet një zgjidhje përfundimtare.

Burimi: TVM2

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 09:57

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?