ASh pyet Mickoskin: A do të mbrojë Mexhitin nga akuzat për 450 mijë euro provizion? | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2025 10:00

ASh pyet Mickoskin: A do të mbrojë Mexhitin nga akuzat për 450 mijë euro provizion? | VIDEO

Aleanca për Shqiptarët ka dalë me reagim të ashpër duke rikujtuar akuzat e dikurshme të VMRO-DPMNE-së ndaj Izet Mexhitit për aferën e sheshit “Skënderbeu” në Çair, dhe duke pyetur publikisht kryeministrin Hristijan Mickoski nëse do të vazhdojë ta mbrojë partnerin e tij të koalicionit.

“A do të vazhdojë Mickoski ta mbrojë Mexhitin nga akuzat për 450 mijë euro provizion për ‘Skënderbeun’, të ngritura nga Antonio Miloshoski? A mendon ende kryeministri se Izet Mexhiti, partneri i tij nga VLEN, si kryetar i Çairit ka marrë provizion prej 450 mijë eurosh për sheshin ‘Skënderbeu’, ashtu siç akuzonte VMRO-DPMNE kur ishte në opozitë?”, pyet ASh.

Nga kjo parti rikujtojnë se “Mickoski dhe VMRO-DPMNE publikisht shpalosnin shifra, skandale e afera për shpërdorimet në pushtetin lokal, ndërsa sot janë partnerë besnikë të qeverisë”.

Aleanca për Shqiptarët drejton disa pyetje të drejtpërdrejta për kryeministrin:

  • “A heq dorë Mickoski nga deputeti i tij Antonio Miloshoski dhe pretendimet e tij, vetëm për ta shpëtuar Mexhitin?”
  • “A beson ende VMRO-DPMNE në akuzat e veta ndaj Mexhitit, apo atëherë kritika ishte vetëm populizëm i lirë?”
  • “A është gati kjo parti t’i mbyllë sytë para të gjitha atyre pretendimeve për krim, vetëm për të qëndruar në pushtet?”

Sipas ASh-së, çështja është e qartë:
“Lufta kundër korrupsionit nuk është objekt pazari. Nuk ka kompromis me krimet e dyshuara, as alibi për dyfytyrësi politike. Ka ardhur koha që VMRO-DPMNE të zgjedhë qartë: sundim të ligjit apo mbrojtje të rehatisë së koalicionit”.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Në fund, ASh paralajmëron se qytetarët nuk do të pranojnë standarde të dyfishta:
“Një gjë të flisni kur jeni në opozitë, dhe krejt tjetër të bëni sapo të uleni në pushtet. Nëse VMRO-DPMNE vërtet do të paraqitet si bartëse e ndryshimeve, duhet publikisht dhe pa kalkulime të tregojë: a do të qëndrojë në anën e drejtësisë apo do të mbetet bashkëfajtore në praktikat korruptive që vetë i denonconte”. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2025 10:00

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?