BDI: Nga Evropa drejt Dodikut, Qeveria monoetnike forcon lidhjet me “botën serbe”

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2025 11:41 Përditësuar

BDI: Nga Evropa drejt Dodikut, Qeveria monoetnike forcon lidhjet me “botën serbe”

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh konstaton se Qeveria monoetnike e Mickoskit dhe aleatëve të tij vazhdon hap pas hapi të shtrijë ndikimin e “botës serbe”, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me regjimin e Dodikut në Republikën Srpska.

Nënshkrimi i marrëveshjes së fundit mes Fondit Pensional të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Republikës Srpska nuk është veçse vazhdimësi e këtij orientimi politik të rrezikshëm. Marrëveshja është arritje e një kuadri partiak të ZNAM-it, dhe për fat të keq zëvendëdrejtorit nga radhët e VLEN-it, pjesë integrale e kësaj Qeverie monoetnike, që në vend që të ndërtojë partneritete strategjike me BE-në, SHBA-në dhe shtetet mike, po i forcon lidhjet me strukturat e Dodikut, të cilat njihen hapur si vegla të Beogradit dhe të Moskës.

Është e papranueshme që Qeveria e një shteti kandidat për BE të përçmojë marrëveshjen e plotë me Bosnjën dhe Hercegovinën, duke zgjedhur të legjitimojë në mënyrë të drejtpërdrejtë një entitet që hapur sfidon sovranitetin e Bosnjës dhe që është sinonim i ideologjisë së “Srpski svetit”.

213
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

BDI e bën të qartë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje në praninë dhe me miratimin e zëvendësdrejtorit nga radhët e VLEN-it është e rrezikshme, pikërisht për shkak të implikimeve politike dhe rrezikut të instrumentalizimit të shtetit tonë në funksion të projekteve nacionaliste serbe. Për më tepër, edhe pse është obligim ligjor, gjatë nënshkrimit ka munguar flamuri fedrativ i Bosnjës dhe Hercegovinës, derisa ishte vetëm flamuri i Republikës Srpska.

Prandaj, sot shtrohet pyetja publike: A është ky drejtimi në të cilin dëshiron të ecë Maqedonia e Veriut – jo drejt Evropës, por drejt Dodikut dhe “botës serbe”?

BDI do të vazhdojë të denoncojë çdo hap që cenon orientimin euroatlantik të vendit dhe do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesit strategjik të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve që e duan këtë vend në familjen evropiane, e jo të lidhur me politika që e bëjnë vendin tonë peng të Beogradit dhe Moskës e që mbjellin ndarje e regres.

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2025 11:41 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
213
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?