Loja 8 me 2 – Bujar Osmani: Debatet do t’i bëja me Mickoskin, VLEN-i nuk janë vendimmarrës

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2025 14:22

Loja 8 me 2 – Bujar Osmani: Debatet do t’i bëja me Mickoskin, VLEN-i nuk janë vendimmarrës

Parimisht nuk ju iki debateve. Kështu u përgjigj në pyetjen e gazetarëve kandidati i Alancës Kombëtare për Integrim për kryetar i Çairit, Bujar Osmani, nëse pranon debat me kundërkandidatin e VLEN-it, Izet Mexhiti, ndërsa tha se “më shumë do dëshironte të debatojë me shefin e VLEN-it, Hristijan Mickoski”.

“Unë parimisht nuk ju iki debateve. Kam tentuar që aq shumë të imponoj fushatë pozitive. T’ju tregoj se politika është garë idesh e jo garë për ofendime dhe shpifje. Dje në faqet e kundërkandidatit kanë prerë deklaratën time kur flas për politikën e dy shteteve. Kanë prerë pjesën e Palestinës, e kanë nxjerrë vetëm Izraelin, për t’i mashtruar njerëzit. Paramendoni çfarë porosie është kjo? Të gënjejnë njerëzit, për të fituar besimin e tyre. Kjo a nuk flet për karakterin e tyre. Për atë se si kanë punuar dhe si mendojnë të punojnë. Unë nuk do e kthej ashtu”, ka thënë Osmani.

213
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Sa u takon debateve, ka vijuar më tej ai, unë nuk ju iki debateve.

“Mirëpo, nuk duhet ta bëj me ndërmjetësues, unë duhet ta debatoj me kryesorin. Dua të debatoj me Mickoskin, jo me ndërmjetësuesin e tij. Ai është prapa këtij eksperimenti politik. Dua me atë të bisedoj se si e ka bllokuar perspektivën europiane. Dua me atë të bisedoj se si po e zhbën Marrëveshjen e Ohrit, se si po i përjashton shqiptarët nga institucionet. Do të debatoj me ndërmjetësuesit, por ata nuk janë vendimmarrësit”, ka thënë Osmani.

Opinionet publike, ka shtuar ai, tregojnë se ne VLEN-in do e fitojmë, por ata do e krijojnë një VLEN tjetër.

“Me rëndësi është që ata që e kanë dizajnuar idenë se shqiptarët do i shndërrojnë në pakicë, me ata dua të debatoj. Prandaj jam i gatshëm çdo ditë të dal me Mickovskin, për çdo temë për çka po e dëmton shtetin”.

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2025 14:22

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
213
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?