Kush është Klodjan Braho, 44 vjeçari që do të drejton me SPAK-un?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Dhjetor, 2025 22:05

Kush është Klodjan Braho, 44 vjeçari që do të drejton me SPAK-un?

Erdhën, panë dhe fituan. Klodian Braho, prej 18 vitesh prokuror, u votua nën prezencën e përfaqësive diplomatike si kryeprokurori i ri i SPAK, për të cilin nga shtatori dhanë sinjale se ishte i preferuari i tyre.

Braho, 44 vjeç, mori shtatë vota nga 11 anëtarë në total, në proces që zgjati gjashtë orë dëgjim dhe intervistim me secilin nga pretendentët. Si një magjistrat që heton korrupsionin në nivelet e larta, Klodian Braho tregoi si e shikon ai fundin e të korruptuarve.

“Nëse merr një zyrtar të lartë si të pandehur, vazhdon çështja në gjyq. Kam vënë re që edhe pas kësaj, korrupsioni mund të vazhdojë. Thjesht njerëzit tremben, por janë të prirur ta vazhdojnë detyrën e tyre dhe mendoj që në këtë periudhë t’i kushtonim më shumë rëndësi korrupsionit sistematik, bazuar në riskun dhe informacioneve që vijnë”.

Me një panoramë të qartë mbi çfarë duhet ndryshuar në SPAK, Braho theksoi se është ndjekës i parimit të barazisë para ligjit dhe se duhet shmangur drejtësia selektive.

“Krimi i organizuar, flas në SPAK, është në një situatë që dashur pa dashur do të luftohet. Jo vetëm për meritën tonë, por edhe për meritë të partnerëve ndërkombëtarë. Sepse edhe ne mund të mos hetojmë një person të caktuar dhe vijnë provat nga jashtë. SPAK-u në drejtim është në nivelin e duhur. E shoh shumë problematike situatën e korrupsionit, jo tek goditja te të pandëshkueshmit, sepse kjo nuk mjafton”.

I drejtpërdrejtë ishte Klodian Braho edhe kur iu përgjigj njërës prej anëtarëve mbi të njëjtën pyetje që Arta Mandro ua drejtoi edhe të tjerëve: “A gëzoj unë respektin e mjaftueshëm tuaj që ju të merrni në konsideratë këtë ndërhyrjen time?”.

“Unë ju njoh që nga viti 2000 dhe nuk besoj që ju do i shkoni drejtuesit të Prokurorisë së Posaccme për çështje personale”, tha Braho.

Megjithëse edhe tre pretendentët e tjerë, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, treguan vizionin e tyre për drejtimin e SPAK, ajo që nuk shqipërua troç prej tyre ishte fakti që secili prej tyre e dinte që mesazhet e ndërkombëtarëve pak orë para kësaj seance e kishin bërë efektin, duke sinjalizuar se Klodian Braho ishte i preferuari i tyre. Adnan Xholi, megjithatë, i numëroi rekordet në hetimin ndaj trafikantëve dhe bandave gjatë karrierës së tij, duke e mbyllur kështu: “Drejtuesi është menaxher, administrator. Shyqyr erdhi kjo ditë të mbyllet kjo. S’kemi pasur kohë të hapnim televizorin se u kthyem si legjenda urbane”.

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Doloreza Musabelliu, prokurorja tjetër që mbërriti në Këshill e shoqëruar nga bashkëgaruesi Elvin Gokaj, ishte njësoj e qartë kur tregoi se i është rrezikuar jeta për hetimet: “Të them të vërtetën qëkur kam filluar te krimet e rënda kam pasur një jetë shumë të kufizuar. Mund të bëheshe objekt sulmi dhe gjithsecili prej prokurorëve e merr parasysh që kur futet aty e di se me çfarë përballet”.

Edhe pretendenti i radhës, Gokaj, dha një mesazh — mbase jo aq për ndërkombëtarët, sesa për anëtarët e KLP-së që u duk se ishin të baraslarguar nga të katërt, së paku me pyetjet e njëjta. Gokaj kërkoi mirënjohje për njerëzit që punojnë për vendin: “Për mua çdo prokuror ka rëndësi; për mua janë 20 prokurorë, pra 20 drejtues të SPAK-ut.

Mbasi i konsideron kolegët si pjesë e ekipit, Braho kishte një mesazh për ta: “Askush nuk është mbi ligjin. Prokuroria e Posaçme do të vazhdojë të kryejë ndjekje penale, të ngrejë hetime në ligje dhe prova. Kam ndjekur hetime dhe i kam shfaqur në gjyq për një sërë çështjesh penale, të përfunduara me vendime gjyqësore, ku përfshihen funksionarë publikë, kryetarë bashkie, sekretar i përgjithshëm në ministri, zv.ministër dhe ministër”.

Me fitoren e Brahos, e ngarkuara me punë znj. Van Horn doli e qetë nga Këshilli, ndërsa më pas ambasada amerikane përgëzuan për punën kryeprokurorin në ikje, Altin Dumani, dhe uruan kryeprokurorin e ri të SPAK.

“Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”.

“Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integriteti. Uroj z. Braho dhe mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim”, tha Gonzato.

Nën praninë e shtuar të ndërkombëtarëve, Klodian Braho merr stafetën nga pararendësi Altin Dumani dhe bëhet kryeprokuror më 19 dhjetor.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Dhjetor, 2025 22:05

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?