Zgjedhjet e përsëritura në Vrapçisht: AKI kandidon Isen Shabanin, Zulhajrat Demiri kandidat i pavarur

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Dhjetor, 2025 22:30

Zgjedhjet e përsëritura në Vrapçisht: AKI kandidon Isen Shabanin, Zulhajrat Demiri kandidat i pavarur

Në prag të zgjedhjeve të përsëritura lokale që do të mbahen më 11 janar në Komunën e Vrapçishtit, skena politike lokale po konturohet me dy zhvillime të rëndësishme: Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka zyrtarizuar kandidaturën e Isen Shabanit, ndërsa koalicioni VLEN ka deklaruar mbështetje të plotë për kandidatin e pavarur, Zulhajrat Demiri.

AKI zyrtarizon kandidaturën e Isen Shabanit

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim njoftoi se ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën e Isen Shabanit pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Shabani, përmes një deklarate publike, konfirmoi se ka formalizuar garën për të parin e komunës.

“Sot dorëzova zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit për zgjedhjet lokale të 11 Janarit, së bashku me aktivin politik të Aleancës Kombëtare për Integrim.
Me punën dhe angazhimin tonë, kemi ndërtuar një drejtim të qartë dhe një vizion që synojmë ta vazhdojmë edhe më fuqishëm, me zhvillim, transparencë dhe rezultate të prekshme për qytetarët.
Na priftë e mbara!”, deklaroi Shabani.

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

VLEN mbështet kandidatin e pavarur Zulhajrat Demiri

Nga ana tjetër, koalicioni VLEN ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 janarit do të mbështesë kandidatin e pavarur Zulhajrat Demiri. Sipas koalicionit, Demiri gëzon integritet të lartë profesional dhe është kandidat që garanton ndryshim në drejtimin e komunës.

“Zulhajrat Demiri vjen me një përvojë të gjatë profesionale dhe me një angazhim të dëshmuar në shërbim të të gjithëve. Mbështetja për kandidaturën e tij buron nga bindja se Vrapçishti meriton drejtim të ri, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt rezultateve,” thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas deklaratës, koalicioni beson se bashkëpunimi me një kandidat të pavarur me vizion të qartë e integritet të fortë është mënyra më e mirë për të hapur perspektiva të reja për komunën dhe për të rikthyer qytetarët në qendër të vendimmarrjes.

“Me një zë, me Zulhajrat Demirin për Komunën e Vrapçishtit,” përmbyllet deklarata e VLEN-it. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Dhjetor, 2025 22:30

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?