Bayern Munich shfaq interes për Fisnik Asllanin, Eberl: “Pa vendime të ngutshme”
Bayern Munich ka shfaqur interes për sulmuesin dardan të Hoffenheim, Fisnik Asllani, por drejtori sportiv Max Eberl nuk e ka konfirmuar apo mohuar zyrtarisht këtë mundësi gjatë një interviste për gazetën gjermane Bild. Asllani është një nga talente të shquar në Bundesliga këtë sezon, dhe emri i tij ka krijuar zhurmë në tribunat e transfertave, sidomos mes klubeve të mëdha evropiane si Bayern dhe Barcelona, të cilat po e monitorojnë lojtarin.
Eberl theksoi se Bavarezët kanë një grup me përvojë dhe lojtarë të talentuar si Michael Olise dhe Aleks Pavlovic, dhe se klubi dëshiron të ndërtojë një skuadër edhe për të ardhmen. Megjithatë, ai shtoi se nuk duan të bëjnë shpenzime të tepruara për transferime, duke treguar se vendimet për goditjet e merkatos do të merren me kujdes.
23‑vjeçari Asllani, i cili është nën kontratë me Hoffenheim deri në vitin 2029, ka shënuar gola të rëndësishëm dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve për shkak të formës së tij të mirë këtë sezon dhe klauzolës së lirimit që mund ta bëjë të arritshëm për klubet e mëdha.
Përveç Bayernit dhe Barcelonës, edhe skuadra të tjera evropiane po e ndjekin ish‑reprezentuesin e Gjermanisë dhe sot lojtarin e Kosovës, duke e vendosur Asllanin nën një vëmendje të vazhdueshme në tregun e transferimeve.
Flaka


















