Lewandowski dëshiron të qëndrojë te Barcelona – i gatshëm për ulje page dhe rinovim
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, nuk dëshiron të largohet nga klubi katalanas dhe beson se ende ka mundësi për të qëndruar të paktën edhe një sezon në “Spotify Camp Nou”, raporton mediat sportive lokale.
Agjenti i tij i njohur, Pini Zahavi, ishte në Barcelonë gjatë fundjavës dhe u takua me presidentin Joan Laporta për të diskutuar rreth të ardhmes së Lewandowskit. Gjatë takimit, mesfushori polak ka dashur të njoftojë drejtuesit për dëshirën e tij për të qëndruar, duke bërë të qartë se është i gatshëm të pranojë edhe një ulje të konsiderueshme të pagës për të rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2027.
Lewandowski, i cili ka ardhur te Barcelona në verën e vitit 2022 si një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, ka qenë një nga lojtarët më të paguar të skuadrës dhe, megjithëse tani është një nga më të vjetrit, ai dëshiron të vazhdojë të kontribuojë për klubin edhe në sezonin e ardhshëm.
Polaku ka një kontratë që skadon në qershor të vitit 2026, por po kërkon një marrëveshje të re për një sezon të shtesë, me ulje page, e cila mund të jetë një pikë kyçe në negociatat me drejtuesit e Barça-s.
Aktualisht, e ardhmja e tij mbetet nën diskutim, ndërsa Barcelona po vlerëson situatën sportive dhe financiare para se të marrë një vendim përfundimtar.
Flaka


















