Problemet me mishrat e dhëmbëve? Ja si t’i lehtësoni natyralisht
Sëmundjet dhe gjendjet e ndryshme shëndetësore të mishrave të dhëmbëve mund të ndikojnë jo vetëm në shëndetin oral, por edhe në vetëbesimin gjatë buzëqeshjes. Një nga problemet më të shpeshta është recesioni i mishrave të dhëmbëve, i cili ndodh kur mishrat tërhiqen nga dhëmbët, duke zbuluar rrënjën e tyre dhe duke rritur ndjeshmërinë apo rrezikun për infeksione.
Çfarë e shkakton recesionin e mishrave të dhëmbëve?
Ka disa faktorë që mund të çojnë në këtë gjendje, përfshirë:
- Sëmundjet parodontale
- Ndryshimet hormonale
- Shtatzënia
- Larja agresive e dhëmbëve
- Higjiena jo e rregullt orale
Nëse dyshoni se po përballeni me recesion të mishrave, përveç konsultës me dentistin, disa ilaçe natyrale mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave:
Aloe Vera
Xheli i aloe verës njihet për vetitë e tij qetësuese dhe anti-inflamatore. Mund ta aplikoni drejtpërdrejt në furçën e dhëmbëve dhe ta përdorni para larjes për të lehtësuar dhimbjen dhe irritimin e mishrave.
Çaji i gjelbër
Konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër ndihmon në uljen e inflamacionit, kufizon rritjen e baktereve dhe mund të kontribuojë në parandalimin e sëmundjeve parodontale.
Vaji i limonit
Me veti antibakteriale dhe antiseptike, vaji i limonit mund të përdoret si gargarë (i holluar siç duhet) për të përmirësuar shëndetin e mishrave të dhëmbëve dhe për të freskuar gojën.
Kujdes: Këto metoda janë ndihmëse. Për diagnozë dhe trajtim të saktë, konsultohuni gjithmonë me dentistin tuaj.
Flaka


















