Studimi zbulon: Truri arrin formën më të mirë mes moshës 55 dhe 60 vjeçare

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Dhjetor, 2025 17:53

Studimi zbulon: Truri arrin formën më të mirë mes moshës 55 dhe 60 vjeçare

Ndërsa kulmi fizik i trupit zakonisht llogaritet mes moshës 25–30 vjeç, performanca maksimale e trurit duket se vjen shumë më vonë. Sipas një studimi të publikuar në revistën Intelligence dhe të cituar nga The Independent, kapaciteti njohës arrin kulmin ndërmjet moshës 55 dhe 60 vjeç.

Raporti tregon se në këtë periudhë inteligjenca, gjykimi dhe tiparet kryesore mendore janë në nivelin më të lartë. Jo rastësisht, për shumë njerëz kjo përkon edhe me suksesin dhe njohjen më të madhe profesionale.

Studimi mbështetet në dekada kërkimesh psikologjike dhe prezanton Indeksin e Funksionimit të Personalitetit Njohës (CPFI) – një matës unik që gjurmon se si inteligjenca, gjykimi dhe tiparet e personalitetit evoluojnë gjatë gjithë jetës.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Sipas autorit kryesor, Dr. Gilles Gignac nga Universiteti i Australisë Perëndimore, kulmi arrihet falë akumulimit të njohurive, përvojës jetësore dhe gjykimit të pjekur. Kjo fazë njihet si inteligjencë e kristalizuar, e cila vazhdon të rritet për dekada, edhe pasi inteligjenca fluide (shpejtësia e përpunimit) nis rënien që në të 20-at.

Po ashtu, tiparet e personalitetit piqen me moshën: ndërgjegjshmëria dhe stabiliteti emocional rriten gjatë moshës madhore dhe stabilizohen më vonë. Disa aftësi lulëzojnë vonë, si arsyetimi moral dhe aftësia për vendimmarrje të drejtë, të cilat thellohen me përvojën.

Edhe njohuritë financiare arrijnë kulmin në fund të dekadës së gjashtë të jetës, kur mençuria e fituar kompenson rënien e shpejtësisë. Nuk është rastësi që shumë pozicione me përgjegjësi të lartë vendimmarrëse – në biznes apo politikë – mbahen shpesh nga persona 40–65 vjeç.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Dhjetor, 2025 17:53

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?