Prokuroria e Gostivarit hap hetim për vrasje të rëndë: Dy të dyshuar për vrasjen e Hava Azizit

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2025 11:39 Përditësuar

Prokuroria e Gostivarit hap hetim për vrasje të rëndë: Dy të dyshuar për vrasjen e Hava Azizit

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të dyshuar për kryerjen e një vepre penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 e Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari dhe e dyshuara, si bashkëpunëtorë, në Negotinë të Gostivarit, e privuan mizorisht nga jeta Hava Azizin nga fshati Zdunjë. Ata e morën viktimën nga para shtëpisë së saj më 7 dhjetor, e çuan në shtëpinë e të dyshuarve, ku filluan një grindje për disa keqkuptime.

60
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?

Pastaj e mbyllën atë në një dhomë ndihmëse në pronësi të një personi me banim jashtë vendit. E dyshuara solli një armë, ndërsa i dyshuari e kreu vrasjen me një të shtënë të vetme nga arma e zjarrit.

Së bashk, në një karrocë, ata e ngarkuan trupin e viktimës në makinë, e çuan në zonën e fshatit Negotinë, ku e futën në një gropë të hapur, i vunë flakën dhe e mbuluan me dhe, degë dhe sende të ndryshme.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Gostivar për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2025 11:39 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
60
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?