Zgjedhjet e Gostivarit: Bejta premton një kapitull të ri përgjegjësie dhe zhvillimi

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2025 23:46 Përditësuar

Zgjedhjet e Gostivarit: Bejta premton një kapitull të ri përgjegjësie dhe zhvillimi

I ftuar në emisionin Click Plus në TV21, kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, theksoi se kandidimi i tij nuk bie ndesh me deklaratat e koalicionit, pasi VLEN ka kritikuar vazhdimisht promovimin e figurave të vjetra të politikës.

Bejta tha:
“Një është i konsumuar politikisht dhe në demokraci fuqia e politikanit matet nga mbështetja që ka. Unë asnjëherë nuk jam shkëputur nga votuesit dhe qytetarët.”

Ai shtoi:
“Në demokraci matet fuqia e një politikani se sa ka mbështetës. Nëse ti e heq nga partia një anëtarë i cili ka mbështetjen e shumicës së votuesve, atëherë i dëshpëron votuesit dhe dalëngadalë ajo parti shkatërrohet.”

Bejta gjithashtu theksoi se një pjesë e madhe e aktivistëve dhe mbështetësve që kishte gjatë anëtarësisë së tij në BDI do ta përkrahin në zgjedhje, pasi, sipas tij, nuk ka ofenduar votuesit e as Ali Ahmetin. Ai komentoi edhe situatën me kryetarin e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valdet Xhaferi nga BDI, duke deklaruar:
“Nuk do të jetë pengesë kjo në bashkëpunim. Xhaferi është aty për të mirën e qytetarëve dhe qytetit. Unë do të bashkëpunoj me të gjithë këshilltarët.”

Për një debat me kandidatin e AKI-së, Valbon Limanin, Bejta tha:
“Do ta pranonte me kënaqësi, nëse ai ka guxim të vijë në debat.”

60
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?

Ai prezantoi edhe motivimin e tij për kandidim:
“Po hyj në këtë garë me bekimin e shumë qytetarëve që kanë kërkuar rikthimin tim në Komunë, si dhe me përkrahjen e të gjithë liderëve të koalicionit VLEN dhe të Qeverisë. Më 11 janar, duke rrethuar numrin 1, Gostivari do të shpëtojë nga shkatërrimi dhe së bashku do t’ia rikthejmë dinjitetin dhe krenarinë që i takon.”

Bejta kritikoi gjendjen e ndërmarrjeve komunale:
“Ndërmarrja Publike ‘Komunalec’ ka një borxh prej 15 milionë eurosh. Punëtorët e mirëmbajtjes së higjienës komunale vazhdojnë të jenë pa sigurim shëndetësor, ndërsa zyrat janë të mbingarkuara. Gjendje e njëjtë është edhe në objektin e Komunës, ku janë të punësuar rreth 200 persona. Të gjitha këto fakte janë të dokumentuara dhe për to do të mbajë përgjegjësi secili që ka kontribuar.”

Ai akuzoi qeverisjen e mëparshme për shpenzime joefektive:
“200 mijë euro i janë dhënë një kompanie për mbushjen e gropave, ndërkohë që rrugët ende janë plot gropa dhe jashtë çdo standardi. Po ashtu, 200 mijë euro janë destinuar për përgatitjen e projekteve. Paratë janë marrë, por projektet nuk u realizuan.”

Bejta përfundoi:
“Më 11 janar, qytetarët e Gostivarit do t’i thonë mjaft keqqeverisjes dhe do të hapin një kapitull të ri të përgjegjësisë, transparencës dhe zhvillimit.”

Kandidimi i Bejtës për Gostivarin është i fokusuar në mbështetjen e qytetarëve, bashkëpunimin me këshilltarët dhe luftën kundër keqqeverisjes dhe shpenzimeve joefektive komunale.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2025 23:46 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
60
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?