Arrestime dhe kallëzime penale në Shkup, Kumanovë, Strumicë dhe Tetovë – MPB thotë se godet krimin financiar

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2025 15:05 Përditësuar

Arrestime dhe kallëzime penale në Shkup, Kumanovë, Strumicë dhe Tetovë – MPB thotë se godet krimin financiar

Në një aksion të koordinuar të zhvilluar mbrëmë dhe që po vazhdon edhe sot, Byroja për Siguri Publike ka arrestuar disa persona të dyshuar për vepra penale me natyrë financiare dhe ekonomike, mes të cilëve edhe Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë së Librave Amë dhe kuadër i BDI-së.

Arrestimet u konfirmuan për mediat nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili deklaroi se aksioni po zhvillohet në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. “MPB gjatë mbrëmjes së djeshme, mëngjesit të sotëm dhe gjatë ditës së sotme po vepron në një aksion të koordinuar, në kuadër të të cilit për një periudhë më të gjatë janë ndërmarrë veprime procesuese. Janë ndërmarrë masa në drejtim të privimit nga liria të personit që e përmendët, ndërsa gjatë ditës do të japim më shumë informacione në interes të publikut”, tha Toshkovski.

Paraprakisht, Prokuroria njoftoi se aksioni është realizuar në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë, për shkak të dyshimeve të bazuara për krime financiare dhe ekonomike. Sipas informatave jozyrtare, gjatë bastisjeve janë sekuestruar para të gatshme në valuta të ndryshme, telefona celularë, laptopë, hard-disqe dhe dokumentacion relevant.

102
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur një kallëzim të ri penal edhe kundër ish-kryetarit të Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, si dhe ndaj dy personave të tjerë nga Strumica. Sipas MPB-së, K.K. (35) dhe B.Sh. (64) dyshohen për veprën penale “kryerje e pakujdesshme e detyrës”, ndërsa I.G. (54), ish-drejtuese e Departamentit për Administrimin e të Ardhurave në Komunën e Strumicës, dyshohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit zyrtar, I.G. ka tejkaluar autorizimet e saj duke përgatitur vendime të kundërligjshme për përjashtim nga taksa e qarkullimit të pasurive të paluajtshme gjatë shitjes së apartamenteve në një ndërtesë banimi me klasifikim A1, ndonëse ligji parashikon përjashtim vetëm për objektet me klasifikim A2.1. Me veprimet e saj, dhe me mungesën e mbikëqyrjes nga ana e drejtuesve, është dëmtuar buxheti i Komunës së Strumicës në vlerë prej 668.388 denarësh.

Po ashtu, MPB ka parashtruar kallëzime penale ndaj ish-drejtoreshës dhe disa punonjësve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë, si dhe ndaj tre personave nga fshati Bogovinë. Ata dyshohen për keqpërdorime në realizimin e të drejtës për kompensim për shkak të paaftësisë, përfshirë “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “punë të papërgjegjshme në shërbim”, “falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe “dhënie të deklaratës së rreme”.

Nga MPB theksojnë se hetimet po vazhdojnë dhe se në ditët në vijim priten më shumë detaje lidhur me këtë aksion të gjerë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve në institucione publike.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2025 15:05 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
102
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?