Gabriel Jesus: “U shemba mentalisht pas dëmtimit, por nuk dua të largohem nga Arsenali, kam punë te papërfunduar këtu”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Dhjetor, 2025 20:35

Gabriel Jesus: “U shemba mentalisht pas dëmtimit, por nuk dua të largohem nga Arsenali, kam punë te papërfunduar këtu”

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus, ka ndarë një rrëfim shumë personal dhe prekës përmes The Players’ Tribune, duke folur hapur për periudhën më të vështirë të jetës së tij pas këputjes së ligamentit (ACL).

Braziliani zbulon se përjetoi 300 ditë të këqija radhazi, ndërsa lajmi se do të mungonte për 12 muaj e çoi drejt një kolapsi mendor.

“Familja më shpëtoi. Pa ta, do të kisha çmendur,” shprehet Jesus, duke përshkruar ditët e para të rikuperimit si monotone dhe të rënda, të kufizuara vetëm mes trajtimeve dhe shtratit.

Ai ndalet edhe te një moment shumë delikat familjar, kur lindja e vajzës së tij Helena u shoqërua me komplikacione serioze:
“Ne ishim të traumatizuar nga ajo që ndodhi.”

102
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?

Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave personale, Jesus thekson se futbolli nuk ndalet kurrë, dhe se u ndje fajtor që u largua shpejt për t’iu bashkuar kombëtares, për shkak të fëmijërisë së tij pa baba.

“Ëndrra ime profesionale ishte të bëhesha futbollist, por ëndrra ime personale ishte të bëhesha baba,” shton ai.

Në fund, Gabriel Jesus është i qartë për të ardhmen e tij:
ai nuk dëshiron të largohet nga Arsenali, pavarësisht interesimeve apo sugjerimeve për një transferim drejt Arabisë Saudite apo rikthimit në Brazil.

“Kam punë të papërfunduar te Arsenali. Nuk erdha këtu vetëm për gola, por për të fituar trofe,” përfundon ai.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Dhjetor, 2025 20:35

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
102
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?