Mickoski nga Brukseli: Për arsye artificiale ende jashtë BE-së, qytetarët e meritojnë integrimin evropian

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2025 15:38

Mickoski nga Brukseli: Për arsye artificiale ende jashtë BE-së, qytetarët e meritojnë integrimin evropian

Për shkak të, siç i quajti ai, arsyeve artificiale, Maqedonia e Veriut ende nuk ka arritur të bëhet pjesë e familjes evropiane, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.

Ai theksoi se Qeveria po ndërmerr të gjitha reformat e nevojshme për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe se integrimi evropian nuk është vetëm proces politik, por nevojë reale për qytetarët.

“Është mirë kur Ballkani Perëndimor është në perspektivën e Bashkimit Evropian, sepse kjo është inkurajuese për qytetarët e rajonit dhe tregon interes për të ardhmen tonë të përbashkët. Ballkani Perëndimor gjeografikisht i përket Evropës dhe është logjike që të integrohet në BE. Ne si vend e meritonim këtë shumë kohë më parë, sepse rruga jonë filloi 25 vjet më parë, por për shkak të arsyeve artificiale ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane”, deklaroi Mickoski.

102
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?

Sipas tij, angazhimi i Qeverisë është i plotë për përmbushjen e kritereve evropiane. “Si vend dhe si qeveri, jemi të përkushtuar të ofrojmë gjithçka që nevojitet në këtë proces, jo për shkak të vetë procesit, por mbi të gjitha për shkak të qytetarëve, sepse ata e meritojnë”, shtoi kryeministri.

Mickoski shprehu pritjen që çështjet dypalëshe të mos paraqesin pengesë në rrugën evropiane të vendit. “Presim që çështjet dypalëshe të mos jenë pengesë, por përkundrazi të marrim mbështetje nga fqinjët tanë për këtë ambicie tonën për të qenë pjesë e BE-së dhe të vlerësohemi sipas arritjeve tona, e jo sipas çështjeve dypalëshe”, theksoi ai.

Kryeministri përsëriti se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik i Qeverisë dhe aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve të vendit. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2025 15:38

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
102
SONDAZHI NË FLAKA

A keni besim te sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut?