Qoku: Një prind që e voton Musa Xhaferin dhe Merkon, nuk mendon për fëmijën e vet

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 09:27 Përditësuar

Qoku: Një prind që e voton Musa Xhaferin dhe Merkon, nuk mendon për fëmijën e vet

Bekim Qoku

Një prind që bie në gjunjë sot para politikave të çiftit të Ramiz Merkos apo Musa Xhaferit, përgatit terrenin për fëmijët e tij që nesër të bien në gjunjë para politikave të të ngjashmëve, në mos edhe më keq, sepse ky çift politikanësh riciklon vazhdimisht veten.

Një prind që voton sot për politikat e regjimit të dështuar 22 vjeçar të BDI-së, e dënon fëmijën e vet:
– ta rrisin në ambiente ku mungojnë terrenet sportive dhe kushtet për rekreacion;
– që fatin e tij fëmija ta kërkojë nëpër kazino e lojëra të fatit;
– që të ecë rrugës pa trotoare;
– që të lëvizë rrugëve në të cilat qarkullojnë makina me shoferë pa leje;
– që ta mësojnë mësues të pakualifikuar që i ka zgjedhur partia;
– që të mësojë nëpër shkolla pa kushte elementare;
– që të mësojë pa libra shkollore;
– që të mësojë me libra ku ofendohet kultura dhe historia shqiptare dhe cilësia e përkthimit në shqip është skandaloze;
– që ta qeverisin kuadro të dala nga universiteti i Ramizit;
– që ta mësojë gjuhën gjermane për të punuar argat në Gjermani;
– që të përgatitet të bëhet nuse apo dhëndër i dikujt me letra;
– që t’ia dalë me rrogën më të ulët në Evropë;
– që t’ia shesë dinjitetin ndonjë injoranti partiak;
– që ta shesë votën për 20 euro apo për një premtim për një punë me rrogën më të ulët në Evropë;
– që ta trajtojë nga mjekë që fakultetin e kanë kryer duke i blerë notat;
– që ta trajtojë sëmundjen e tij në spitalet apo ambulancat me cilësinë më të dobët në Evropë;
– që ta detyrojë të studiojë në Universitetin e Tetovës apo atë të Ramizit që rangohen ndër më të dobëtit në botë;
– që të qëndrojë ballë lartë dhe të zhvillohet e plaket me moral e dinjitet.

Një prind, pra, që voton të për këtë kast politike, nuk mendon për fëmijën e vet, por vetëm për vetëveten, sepse është frikacak t’u bëjë ballë atyre.

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 09:27 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.