Ali Ahmeti: Hristijan Mickoski do të jetë i nënti apo i dhjeti me radhë që do të shkojë në pension
Në një fjalim të fuqishëm, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka dërguar mesazhe të qarta kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se ai nuk është një politikan i zakonshëm që del nga ekranet televizive apo kancelaritë e përgatitura nga të tjerët.
“Kristijan Mickoski është i 9 apo i 10 që do të shkojë në pension. Kry Kristjani i 9 apo i 10 është që duhet të shkojë te fondi pensional të punojë,” deklaroi Ahmeti, duke ironizuar kundërshtarin e tij politik.
Ai kujtoi se nuk është produkt i kulisave politike, por vjen nga një lëvizje me bazë të fortë historike dhe kombëtare. “Unë vij nga një lëvizje që ka derdhur gjak në historinë më të re të shqiptarëve. Unë vij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Unë vij nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare,” theksoi Ahmeti, duke përmendur edhe emra të mëdhenj të historisë shqiptare si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idris Seferi e Kalosh Dhani, si dhe kontributin e profesor Hakif Bajramit në dokumentimin historik.
Ahmeti shtoi se “Kristiani bën mirë që të braktisë vendin, ku nuk ka ku të shkojë e të punojë për pension”, duke e paraqitur Mickoskin si një figurë të përkohshme në skenën politike.
Ky fjalim i Ahmetit u karakterizua nga një gjuhë e ashpër dhe simbolikë e fortë kombëtare, duke forcuar narrativën se ai sjell në politikë një përvojë dhe ideal të ndryshëm nga politikanët tradicionalë. Gazeta Flaka


















