Ali Ahmeti: Mickoski shpërndan dezinformata te ndërkombëtarëve përmes zagarëve dhe lakejve

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 10:35

Ali Ahmeti: Mickoski shpërndan dezinformata te ndërkombëtarëve përmes zagarëve dhe lakejve

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka sqaruar deklaratat e tij të fundit për “zagarët, lakejt, lepujt e kasnecët”, duke thënë se ato nuk kanë qenë thjesht metafora, por porosi të drejtpërdrejta për kryeministrin Hristijan Mickoski, shkran Gazeta Flaka

“Porositë kanë qenë pak më shumë se zagari, lepuri. Unë i jam drejtuar Kristianit edhe për kasnecët, edhe për lepujt, edhe për zagarët, edhe për lakejt”, u shpreh Ahmeti.

Ai tha se dy ditë para hapjes së fushatës zgjedhore kishte dërguar një njeri te Mickoski për ta paralajmëruar që të mos merret me shpifje dhe dezinformata kundër shqiptarëve. “I kam thënë: hiqni dorë nga këto gjëra sepse nuk është në të mirë të shtetit”, theksoi lideri i BDI-së.

Ahmeti sqaroi edhe metaforat e përdorura në konventën e Aleancës Kombëtare për Integrim në Shkup.

148
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“Zagarët janë ata që i sjellin informacione Mickoskit, të cilat ai më pas i shpërndan te komuniteti ndërkombëtar, edhe kur nuk janë të besueshme. Kasnecët – janë zëdhënësit brenda kampit shqiptar që përsërisin fjalët e Mickoskit, e lakejt – ata që i shërbejnë Mickoskit në mënyrë të nënshtruar, si “oborrtarë” të tij”, tha Ahmeti.

“Do të thotë, këto janë sjelljet. Unë i kam çuar shumë porosi Mickoskit që të heq dorë nga këto veprime me vasalë”, përfundoi Ahmeti. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 10:35

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
148
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?