Arrestohen dy policë të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Gostivar, po kërkohen edhe persona të tjerë

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Tetor, 2025 15:56

Arrestohen dy policë të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Gostivar, po kërkohen edhe persona të tjerë

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar kundër dy personave, të dyshuar si bashkëveprues në kryerjen e veprës penale “grabitje”, sipas nenit 237 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Të dyshuarit, të cilët janë zyrtarë policorë në Njësinë e Punëve të Brendshme në Kërçovë, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Sipas MPB-së, më 10 tetor 2025, ata, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hyrë në një argjendari në Gostivar dhe me forcë dhe kërcënim me armë zjarri kanë marrë 18 kilogramë ar.

Hetimi ka zbuluar se policët e dyshuar kanë marrë pjesë në përgatitjen e grabitjes, duke kryer vëzhgime të vendit dhe të orarit të punës së argjendarisë dy ditë para aktit. Në ditën e grabitjes, ata kanë siguruar rrugën përmes një automjeti zyrtar të MPB-së, për dy mjetet që janë përdorur në grabitje – njëri prej tyre është gjetur i djegur në rrugën magjistrale Gostivar–Dibër, ndërsa tjetri është gjetur i braktisur në Kërçovë, afër tregut të bagëtive.

MPB, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Gostivarit, ka bërë të ditur se po ndërmerren masa intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Tetor, 2025 15:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.